Rikonstruksioni i Piramidës në Tiranë mesa duket është drejt fazave të fundit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes disa fotove të postuara në rrjete sociale.
Në një postim të bërë në Facebook, Rama ka publikuar sot fotot nga transformimi i Piramidës, ku krahas tyre shkruan se Piramida së shpejti do të kthehet në qendrën me të madhe të teknologjisë dixhitale në Ballkan.
Piramida e Tiranës, e cila po merr formën e konceptuar nga arkitekti i famshëm holandez, Ëiny Maas, pritet të kthehet në qendrën më të madhe digjitale të Ballkanit për të rinjtë.
Piramida do te funksionoje për trajnime, do te ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund te mblidhen, salla ku mund te ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore ne kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit.
Programet qe do te ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, ëeb design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.