Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektbuxheti 2023/Tabaku: Qeveria rrit taksat, vendos gjoba në kohë krize

2022/10/24 at 11:18 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Projektbuxheti 2023/Tabaku: Qeveria rrit taksat, vendos gjoba në kohë krize

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një deklaratë për shtyp ditën e sotme ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2023.


Tabaku u shpreh se projektbuxheti 2023 i paraqitur të premten në Parlament nuk i përgjigjet nevojave të krizës që ka prekur thellë sipërmarrjen dhe se është larg pritshmërive që kanë sot qytetarët.

Sipas deputetes, qeveria në vend që të ndihmojë qytetarët, e ka përqendruar energjinë e saj në rritjen e taksave dhe vendosjen e gjobave në një kohë që vendi është në krizë, ndërsa shton se familjet shqiptare dhe sipërmarrjet do paguajnë shtrenjtë produktet.

Më tej, Tabaku deklaron se tragjedia e këtij projektbuxheti është se çdo kursim qeveria  po e “rrëmben” për  PPP, koncesione dhe tendera.

Deklarata e plotë

Në një kohë ku çdo qeveri ka shtrënguar rripin dhe po përpiqet që të paraqesë projektbuxhete që i shërbejnë shëndetit financiar të qytetarëve. Qeveria shqiptare, vazhdon të bëjë biznes me krizën në kurriz të shqiptarëve.

Projektbuxheti 2023 i paraqitur në Parlament të premten nuk është vetëm se një shembull se si një qeveri që nuk punon për qytetarët nuk angazhohet në ndihmën për qytetarët që po vuajnë sot për sot inflacionin më të lartë në 20 vite.

Ky projektbuxhet i paraqitur nuk ka asnjë bazë reale, nuk i përgjigjet nevojvave të krizës që ka prekur thellë sipërmarrjen dhe është larg pritshmërive që kanë sot qytetarët. Aq më tepër është larg rrugës se si duhet manaxhuar kjo krizë ekonomike që ka prekur xhepat dhe portofolin e shqiptarëve.

Qeveria ka përqendruar gjithë energjitë e saj në rritjen e taksave dhe gjithashtu vendosjen e gjobave në një kohë krize. Veprime të tilla sipas saj do të sjellin rritjen e të ardhurave prej 130 mln euro vetëm nga taksat, dhe një total prej 380 mln euro shtesë priten të merren në mes të krizës kryesisht nga shtresa e mesme, profesinistët dhe biznesi!

Vendosja e taksave sidomos tek shtresa e mesme e Shqipërisë është një politikë e vjetër e qeverive Rama që ua kalojnë faturën e kripur të taksave kësaj shtrese. Taksat si ajo ndaj profesioneve të lira do t’i japë vërtetë buxhetit të shtetit të ardhura ekstra prej 17 mln eurosh por do të heqë nga duart e këtyre profesionistëve po kaq milionë euro në kohë krize.

Familje shqiptare do të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre në çdo konsum.

Sipërmarrjet do të paguajnë shtrenjtë produktet, shërbimet dhe jo vetëm ndërkohë që taksat rriten mbi kurrizin e tyre.

Kredimarrësit që kanë marrë kredi për banesat e tyre, për bizneset e tyre dhe jo vetëm do të nisin të paguajnë më shtrenjtë këstet e kredive ndërkohë që qeveria do t’u shtojë në faturë edhe taksat shtesë.

Mbi taksim në kohë krize. Kjo është politika e majtë! Kjo është politika fiskale e qeverisë Rama që edhe në kohën më të errët vazhdon të fusë dorën në xhepat e qytetarëve për të paguar të dyshuarit e përhershëm.

Sipas projektbuxhetit 2023 rezulton që rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2023 të jetë 2.6% ndërkohë që inflacioni pritet të jetë i lartë duke e reduktuar rritjen ekonomike të vendit.

Nuk ka absolutisht asnjë burim rritje ekonomike, dhe asnjë sektor që mbështetet plotësisht. Ka vetëm një shterpësi të madhe idesh dhe rrugëdaljesh nga kriza.

Ndërsa rritja ekonomike është tejet e dobët, qeveria parashikon që të rrisë të ardhurat në buxhet me 5.4 mld euro duke vërtetuar edhe një herë se sa e pabazuar në shifra dhe logjikë ekonomike janë politikat fiskale që pritet të implementojë.

Përpjekja e mazhorancës për të implementuar një taksim për fitimet ekstra duket se do shtrihet vetëm tek biznesi i energjisë elektrike. Partia Demokratike ka kërkuar qartësisht dhe me këmbëngulje që qeveria ta aplikojë këtë taksim ekstra edhe për bizneset që shesin naftën, duke qenë se bordi i naftës që në të vërtetë është Klubi i Oligarkëve po abuzon me çmimin e naftës duke përfituar më shumë të ardhura si pasojë e situatës.

Por deri më tani, ortakët e qeverisë dhe aksionarët e kësaj mazhorance po vazhdon t’iu shkelet një sy nga qeveria e cila është e gatshme të gjobisë shtresën e mesme të shqiptarëve apo dhe qytetarët e shtresës së varfër duke ua ngarkuar faturën e inflacionit dhe nga ana tjetër të tregohet tolerante me klubin e oligarkëve.

Këtë sjellje prej toleranteje qeveria e tregon edhe në krahun e shpenzimeve. Siç edhe pritej, paketa e re fiskale e ngarkuar me taksa dhe politika fiskale që i bien shqiptarëve dhe shtresës së mesme do të ushqejë me dorën tjetër kontratat e PPP-ve dhe koncesioneve.

Vlera totale e koncesioneve dhe PPP-ve që do t’i shtohen listës së gjatë të parave që taksat e qytetarëve mbushin arkën dhe mbajnë gjallë bizneset e oligarkisë do të rritet me 1 mld dollarë. Rrugët e florinjta vazhdojnë të mbushin arkën e oligarkëve në kurriz të rritjes së taksave të shqiptarëve.

Siç edhe pritej nga qeveria e inceneratorëve, pagesat për inceneratorin e Tiranës do të vazhdojnë edhe për vitin 2023 ndërkohë që shqiptarët presin drejtësi dhe veprime konkrete për inceneratorin e Tiranës që është qershia mbi tortë e aferës së shekullit prej 430 mln euro që jo më larg se 6 muaj më parë Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ua qartësoi shqiptarëve.

Tragjedia e këtij projektbuxheti është se çdo kursim të kohës po e rrëmben për t’ia kthyer në pagesa një grushti të vogël biznesesh që i mbështet përgjatë gjithë vitit me PPP, koncesione dhe tendera.

Vlera e PPP-ve që do të paguhen për vitin e ardhshëm është 120 mln euro, pra thuajse sa vlera e taksave të rritura dhe vendosura në kurriz të shqiptarëve dhe shtresës së mesme.

Ndërsa shpenzimet e kontratave koncesionare dhe PPP janë fryrë për t’u bërë qokën ortakëve të qeverisë, detyrimet faktike të qeverisë shqiptare nga gjyqet e humbura në arbitrazh mbahen ende të fshehura. Vlera reale e kostove që taksapaguesit shqiptarë i paguajnë dhe do t’i paguajnë kompanive që kanë fituar gjyqin në Arbitrazh është kthyer në një sekret nga ana e qeverisë. Ajo vazhdon të fshehë të dhënat duke i mohuar shqiptarëve të vërtetën në lidhje me shifrën që realisht detyrohet të paguajë në bazë të të vendimeve të dhëna në gjykatën e Arbitrazhit. Shifra e 388 mln euro është vlera që shqiptarët do të paguajnë edhe në këto kohë krize dhe me gjasë recensioni ekonomik qoftë edhe nga projektbuxheti 2023.

E gjithë kjo panoramë e shpejtë dhe koncize tregon qartë se si qeveria shqiptare po ndërhyn brutalisht në ekonominë e shqiptarëve duke ia vështirësuar edhe më tej gjendjen e tyre ekonomike.

Sipas të gjitha të dhënave nga institucionet ndërkombëtare, viti 2023 pritet të jetë një vit i vështirë duke u pasuar nga shtrëngime të mëdha dhe një recension që do të prekë drejtë për drejtë dhe të ardhurat e shqiptarëve.

Goditja që qeveria shqiptare i bën shtresave të mesme do të godasë portofolat e tyre sidomos në një kohë ku shumë nga këta qytetarë janë kredi marrës. Rritja e normës së interesit me ritme të shpejta nga Banka e Shqipërisë do të vështirësojë aftësitë paguese të kredive të biznesit por edhe kredive personale të kësaj qytetarëve.

Fatkeqësisht, shqiptarët që kërkonin një qeveri të përgjegjshme dhe që i ndihmon ata përmes manaxhimit të krizës. Vazhdojnë të mbajnë mbi supe një mazhorancë dhe një qeveri që u ka vendosur mbi kurriz faturën e një krize që në fakt duhet ta paguajë qeveria.

Ndërsa qeveria vazhdon të bëjë Pazar me krizën dhe padyshim të pasurojë ata që janë bashke ortakët e saj në qeverisje; klubin e oligarkëve për të cilët pakkush flet dhe të gjithë e dimë kush janë!



Ju sugjerojmë

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

24 Tetor, 2025 12:27 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Nafta/ Kina dhe India tradhëtojnë Rusinë, Putin: Më mirë dialog se luftë

24 Tetor, 2025 11:13 am
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

24 Tetor, 2025 8:46 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Para
Vdekja e Lear Kurtit/ Prokuroria heton për “veprime arbitrare” dhe “mosdhënie ndihme”

Vdekja e Lear Kurtit, pezullohen nga detyra për një afat të pacaktuar 3 efektivët

Pedagogët në protestë/ Sindikata letër të hapur presidentit dhe ambasadave

Pedagogët në protestë/ Sindikata letër të hapur presidentit dhe ambasadave

22 të burgosur letër Berishës: Na keqtrajtojnë, s’na japin ilaçe

22 të burgosur letër Berishës: Na keqtrajtojnë, s'na japin ilaçe
















TE FUNDIT

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
24 Tetor, 2025

Partitë politike kanë miratuar variantin final të ngritjes dhe funksionimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Komisioni i Posaçëm do të...

Lexo më shumë

Nafta/ Kina dhe India tradhëtojnë Rusinë, Putin: Më mirë dialog se luftë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
24 Tetor, 2025

Çmimet globale të naftës u rritën me 5% pas sanksioneve që Presidenti amerikan Donald Trump vendosi kundër 2 gjigandëve të...

Lexo më shumë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
24 Tetor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me një video në rrjetet sociale duke denoncuar ndryshimet e fundit në...

Lexo më shumë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
24 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com