Kryeministri i vendit gjatë këtyre ditëve ka publikuar herë pas here në rrjetet sociale aksionin që po ndërmerret ditët e fundit për lirimin e hapësirave publike në vend. Ndërkohë në një postim të fundit, kryeministri shkruan se edhe Elbasani po merr frymë..
Kreu i qeverisë përmes këtij postimi njoftoi se së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”
“Edhe Elbasani po rimerr frymë
*Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”, shkruan Rama.
Nga sot, 31 korriku 2025, hyn në fuqi afati përfundimtar i dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë akseve kombëtare.
Subjektet që nuk zbatojnë urdhrin do të përballen me masa penalizuese.