Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projekt-rezoluta/Balla:Pretendimet e Dick Marty-t të pabazuara. Opozita ta votojë

2022/07/21 at 11:35 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Balla akuzon Berishën: Vodhi kompleksin në mes të Tiranës, SPAK ka nisur hetimin

Taulant Balla në seancën plenare të ditës së sotme, prezantoi projekt-rezolutën për raportin e Dick Marty.


Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se çdo dyshim për krime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë dhe se çdo proces duhet të mbarojë me qëllim që popujt të gjejnë forcën që të pajtohen e të jetojnë së bashku duke u munduar të shërojnë plagët e së shkuarës. Ndaj për ta bërë këtë, sipas Ballës duhet që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të realizojë  një raport vijues dhe rishikim të rezolutës duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë nën dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade.

Ndër të tjera, ai tha se rezoluta, i kërkon qeverisë shqiptare, të mbetet plotësisht e përkushtuar, për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi.

 “Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin e legjitimitetit të luftës heroike, çlirimtare të UÇK dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendosen kurrsesi paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnikë, depërtimeve, vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe krimeve të luftës nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitare të saj gjatë luftës në Kosovë nga njëra anë dhe integritetit e kauzës së drejtë të UÇK si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë të popullit në Kosovë nga ana tjetër bazuar në parimin se çdo dyshim për krime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe nuk mund të ketë çështje pafundësisht në hetim por se dhe çdo proces duhet të mbarojë dikur me qëllim që popujt të gjejnë forcën që të pajtohen e të jetojnë së bashku duke u munduar të shërojnë sadopak plagët e së shkuarës.

Kemi arritur në konstatimin se pas 10 vitesh e më shumë hetimet të thelluara nga së pari, task forca speciale e BE dhe më pas zyra e prokurorit të specializuar, pretendimet e ngritura në raportin e zotit Dick Marty, dokumenti 12462 i datës 7 Janar 2011 asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europian për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë, të përfshira në rezolutën 17/82 2011, pika 1 dhe 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e në fakte e për rrjedhojë duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare. 

Për këtë qëllim kemi propozuar për miratim në kuvendin e Shqipërisë pas një pune disa mujore këtë rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri ku sikurse do ta lexoj për gjithë publikun shqiptar këtej dhe matanë kufirit, synimi është t’i kërkojmë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë sikur e parasheh procedura e kësaj asambleje, një raport vijues dhe për pasojë dhe rishikim të rezolutës 17/82 2011 , duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë nën dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, 11 vite që të jemi korrekt, fakteve dhe provave, informacioneve të përditësuara sikur dhe për sa i përket angazhimit, bashkëpunimit dhe gatishmërisë të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Gjithashtu, rezoluta, i kërkon qeverisë shqiptare, të mbetet plotësisht e përkushtuar, për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi dhe ripërsërisim thirrjen për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me mekanizmin ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura në gjykatat penale brenda atij juridiksioni që ato kanë bashkëpunim. Natyrshëm, unë besoj që kjo projektrezolutë, duhet të ketë dhe jam i bindur që do ta marrim mbështetjen përtej ndërhyrjeve pa sens dhe pavend sot këtu të të gjithë anëtarve të kuvendit të Shqipërisë. Në dokument, sikurse do ta lexoj rikonfirmohet vullneti i palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën”.

Më tej Balla i bëri thirrje opozitës që të votojnë pro rezolutës.

 “Të dashur kolegë kjo është rezoluta që unë besoj që në këtë sallë nuk do të ketë sot asnjë votë kundër, as një votë abstentim por është në nderin e çdo deputeti që ta votojë. Në fund lidhur me diskutimet pa vend që janë kryer për muaj me radhë në këtë foltore lidhur me deklaratat rezolutat e Shqipërisë sa i përket luftës në Kosovë, Kuvendi ka miratuar 8 rezoluta dhe 11 deklarata për Kosovën. Pjesa më e madhe e tyre janë miratuar në një kohë kur PD e kishte bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë. Kujtoj këtu sesionin e vjeshtës ‘98 dhe të pranverës ‘99 kur ka qenë edhe momenti kulminant i luftë në Kosovë, PD nuk ka qenë në Kuvendin e Shqipërisë.

Si t’ia bëjmë ne kur ju nuk jeni këtu, nuk ekzistojnë këto dhe duhet të ktheheni ju pas 23 viteve të riparoni gabimin e babës që nuk ishte në parlament më 18 Janar 1999. Kuvendi i Shqipërisë e ka mbajtur qëndrimin atëherë kur duhej, kur ishte flaka dhe gjaku i luftës. Ktheheni ju pas 23 vitesh dhe doni ju që të riparoni gabimet e babës, gabimet e babës nuk i riparoni dot. Ju bëj thirrje me përgjegjshmëri të lartë dhe me atdhedashuri po të doni, votoni dokumentin që keni përpara”, u shpreh Balla.

 



Ju sugjerojmë

Rritja e çmimeve të banesave, plani i Greqisë për të ndihmuar qytetarët
Rajoni

Rritja e çmimeve të banesave, plani i Greqisë për të ndihmuar qytetarët

4 Qershor, 2025 11:36 am
“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri
Bota

“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri

4 Qershor, 2025 11:26 am
“Defender 25” vijon stërvitjen në Bizë / Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale
Aktualitet

“Defender 25” vijon stërvitjen në Bizë / Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

4 Qershor, 2025 11:22 am
Alarm për pijet energjike, mjekja: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë
Aktualitet

Alarm për pijet energjike, mjekja: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë

4 Qershor, 2025 11:14 am
Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët
Kronikë

Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët

4 Qershor, 2025 11:11 am
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, humbin jetën 12 persona
Bota

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, humbin jetën 12 persona

4 Qershor, 2025 11:07 am
Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
Aktualitet

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO

4 Qershor, 2025 11:02 am
U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci
Rajoni

U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci

4 Qershor, 2025 10:55 am
Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike
Aktualitet

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike

4 Qershor, 2025 10:49 am
Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit
Bota

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

4 Qershor, 2025 10:45 am
Para
“Keni xhaxhi Lulin aty”/Fëmijët në Kuvend, Rama për Berishën: Erdhi dhe gogoli

“Keni xhaxhi Lulin aty”/Fëmijët në Kuvend, Rama për Berishën: Erdhi dhe gogoli

Rama: Zëri i Shqipërisë do dëgjohet në Strasburg, rezoluta do votohet pa diskutim

Rama: Zëri i Shqipërisë do dëgjohet në Strasburg, rezoluta do votohet pa diskutim

Berisha i shkon Ramës afër karriges: O i pafytyrë! Ndërhyjnë punonjësit e Gardës
















TE FUNDIT

Rritja e çmimeve të banesave, plani i Greqisë për të ndihmuar qytetarët

Rritja e çmimeve të banesave, plani i Greqisë për të ndihmuar qytetarët
4 Qershor, 2025

Për të përballuar krizën e strehimit qeveria greke do të rikthejë “recetën” e suksesshme të dekadës së ’60 , shfrytëzimin...

Lexo më shumë

“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri

“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri
4 Qershor, 2025

Udhëheqësi i opozitës në Koernë e Jugut, Li Xheim Jang u betua si presidenti i ardhshëm i Koresë së Jugut,...

Lexo më shumë

“Defender 25” vijon stërvitjen në Bizë / Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

“Defender 25” vijon stërvitjen në Bizë / Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale
4 Qershor, 2025

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25" në zonën stërvitore të Bizës. Në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu...

Lexo më shumë

Alarm për pijet energjike, mjekja: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë

Alarm për pijet energjike, mjekja: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë
4 Qershor, 2025

Numila Kuneshka, shefe e Kardiologjisë Pediatrike në QSUNT, ngriti alarmin në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, mbi rritjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com