Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projekt gazjellësi: Gaz nga Saharaja për në Evropë?

2022/08/21 at 6:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Projekt gazjellësi: Gaz nga Saharaja për në Evropë?

Nigeria, Nigeri dhe Algjeria kërkojnë me këmbëngulje ndërtimin e gazsjellësit të planifikuar. Po a mjaftojnë vullneti politik dhe mjetet financiare për të ndërtuar projektin gjigant?


Projekti gjigant nuk është gjë e re: tri shtete që shtrihen në shkretëtirë kërkojnë të ndërtojnë një gazsjellës që kalon nëpër Sahara. Që prej më shumë se një dekade më parë pëfaqësues të vendeve nga Nigeria, Nigeri dhe Algjeria u takuan për të bërë planet e projektit. Por planet u lanë mënjanë. Tani ministrat e energjisë nënshkruan në fund të muajit korrik një deklaratë ku shpjegojnë synimet e tyre. Nëse gazsjellësi ndërtohet ai mund të ofrojë për Europën një alternativë kundrejt furnizimeve me gaz nga Rusia.

Mungesë vullneti politik

Ekspertët mendojnë se do ende shumë kohë deri sa gazi të rrjedhë nëpër gazsjellës për të ardhur në Evropë, disa thonë se duhen më shumë se dhjetë vjet. Isaac Botti sheh tek mungesa e vullnetit politik sfidën më të madhe për ndërtimin e gazsjellësit: “Mua më duket se kemi të bëjmë vetëm me një detyrim të shkruajtur në letër, që nuk ndiqet nga veprat,” thotë Botti, analist për financat publike në Abuja, kur flet në një intervistë me Deutsche Wellen. Ai thekson se mungojnë kushtet politike dhe mjetet financiare. “Qeveria nigeriane është furnizuesi kryesor i gazit, po ashtu si partneri algjerian. Kur të krijohet vullneti, Nigeria duhet të kujdeset, që projekti të fillojë,” thuhet në një vlerësim. Lufta në Ukrainë krijon mundësinë për vendet afrikane që të hyjnë në tregjet botërore. Për të furnizuar gaz dhe për të mbuluar nevojat në gjithë botën. Investitorët do të vijnë kur të binden për seriozitetin e planeve.

Që me fillimin e luftës në Ukrainë, shumë vende europiane janë duke kërkuar me çdo kusht shtimin e importeve të gazit nga vende të tjera, përveç Rusisë. Projekti në Afrikë do të kushtojë gati 13 miliardë dollarë, disa burime flasin për deri 20 miliardë dollarë. Ai parashikon transportimin në Algjeri të miliarda metrave kubikë gazi nga Nigeria, nëpër gazsjellësin trans-saharian 4 mijë kilometra të gjatë (TSGP ose nga Nigali) nëpër Niger.

Nigeri: Varfëri e madhe dhe rezerva të mëdha gazi 

Një mijë kilometra të gazsjellësit kalojnë nëpër Nigeri, 800 në Niger dhe më shumë se 2300 kilometa në territorin algjerian. Nga Algjeria, gazi duhet të sillet në Itali nëpërmjet gazsjellësit ekzistues Transmed ose duhet të ngarkohet në cisternat e gazit të lëngshëm për tu eksportuar. TSGP duhet të furnizojë tregjet përgjatë rrugës nëpër Sahara. Nga delta e Nigerit rreth 30 miliardë metra kubikë gaz duhet të kalojnë çdo vit nëpër tubat transportues për në Algjeri. Nigeria ka faktikisht rezervat më të mëdha të naftës në kontinent dhe është që tani eksportuesi i dytë më i madh i Afrikës, pas Algjerisë. Dhe potenciali është ende i madh, thotë Botti. “Nigeria zotëron një nga rezeverat më të mëdha të botës me gaz, rreth pesë bilionë metra kubikë, me një kapacitet nxjerrës prej 85 miliardë metra kubikë në vit, dhe vlera e pasurisë që mund të nxirret nga ky projekt është mbi 800 miliardë euro,” llogarisin ekspertët e financave. 

Në kontradiktë të madhe më këtë pasuri është varfëria dhe mungesa e stabilitetit të Nigerisë, një realitet që i bën planet për ndërtimin e gazsjellësit jo realiste. Terrori dhe dhuna janë përhapur në veriun mysliman të vendit. Atje shpesh ndodhin rrëmbime dhe sulme të kryera nga grupi terrorist islamik, Boko Haram. Ekspertët flasin për një rrezik latent sigurie.

Një zhvillim tjetër që mund të trembë investitorët është se duke pasur parasysh pasojat gjithnjë e më të mëdha të ndryshimit të klimës, Bashkimi Europian, prej vendeve anëtare të së cilës varet suksesi i gazsjellësit sepse ata janë ata që do blejnë gazin, ka bërë plane që mbas vitit 2030 të emëtojë në atmosferë të paktën 55 përqind më pak CO2. Gazi natyror i nxjerrë nga fosilet është më eficient se sa qymyri dhe nafta dhe vlerësohet si teknologji lidhëse më pak e dëmshme. Në afat të gjatë Europa është duke u përgatitur që të kalojë më shumë në prodhimin e hidrogjenit ekologjik.

Synimi: Përdorimi i fitimeve për zhvillimin  

Fitimet e nxjerra nga nafta janë duke u shtuar në Nigeri, megjithatë vendi ka vështirësi të mëdha financiare. Në tremujorin e parë të këtij viti, borxhet shtetërore u rritën sipas të dhënave zyrtareme 41 bilionë naira, që janë rreth 93 miliardë euro. Kjo krijon një hendek të madh tek të ardhurat, thotë Botti dhe kërkon mbështetje tek shoqëria civile, si force nxitëse: Ajo duhet të bëjë më shumë për buxhetin e zhvillimit dhe progresin politik. “Aksionet më të shumta të saj, megjithëse kemi të bëjmë me një lëvizje të gjallë, përqëndrohen tek sektori i naftës dhe jo tek sektori i gazit.”

Një faktor tjetër është lufta për pushtet. Sipas Bottit, politikanët duhet t’i lenë mënjanë diferencat partiake në mënyrë që të përdorin fitimet financiare që vijnë nga një gazsjellës i tillë për zhvillimin e vendit dhe për investime në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë. 

Një qeveri e re, e krijuar pas zgjedhjeve presidenciale të 2023, mund të bëjë më shumë në këtë drejtim, shpreson Botti.

Algjeri: Rritje e hapësirës për manovrim 

Megjithatë analisti algjerian Brahim Kas, sheh tek të tre vendet një vullnet “të vërtet” politik për të nxitur ndërtimin e gazsjellësit. “Ai është me siguri shumë më i madh se në vitet 2000. Kriza gjeopolitike e gazit është sot më e madhe, më akute dhe do zgjasë për një periudhë më të gjatë,” thotë analisti politik në intervistë me Deutsche Wellen.

Algjeria ka kapacitetete teknike dhe sidomos financiare për ndërtimin dhe me rritjen e çmimit të gazit dhe të naftës është rritur shumë edhe hapësira për të manovruar, thotë eksperti që jeton në Paris. 

Gazsjellësi ekzistues TransMed lidh Algjerinë me Tunizinë dhe Italinë. “Këtë vit Algjeria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për të rritur kapacitetet e prodhimit që këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Kështu TransMed do të kalojë në kapacitetin maksimal,” menton Kas.

Kjo duhet të motivojë Bashkimin Europian që të merret edhe me një projekt tjetër: Gazsjellësin Galsi, ndërtimi i të cilit u ndërpre për arsye ekologjike, thotë Kas. Për të furnizuar Europën, ai do të kalonte nga Algjeria nëpër Korsikë dhe Sardenjë. Algjeria mund ta ndërtojë këtë segment, por për këtë kërkon që vendet europiane të japin premtime afatgjata për të marrë gazin: “Ata mund të thonë papritur, se nuk u duhet më gazi afrikan, thotë Kas, prandaj Algjeria kërkon të sigurohet me një premtim konkret të importeve./DW



Ju sugjerojmë

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
Sport

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

11 Nëntor, 2025 9:07 pm
Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
Kryesore

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

11 Nëntor, 2025 8:53 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
Sport

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

11 Nëntor, 2025 8:01 pm
Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
Sport

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

11 Nëntor, 2025 4:08 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Para
Video/ Me duart në kokë, aleati i Putin sheh makinën në flakë me të bijën brenda

Video/ Me duart në kokë, aleati i Putin sheh makinën në flakë me të bijën brenda

Dojna Mema bëhet nënë për herë të parë, publikon videon emocionuese

Dojna Mema bëhet nënë për herë të parë, publikon videon emocionuese

Gjendet i vdekur zyrtari i lartë i inteligjencës ukrainase

Gjendet i vdekur zyrtari i lartë i inteligjencës ukrainase
















TE FUNDIT

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
11 Nëntor, 2025

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas...

Lexo më shumë

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
11 Nëntor, 2025

Mësohen detaje nga debatet brenda mbledhjes së krerëve të degëve të Partisë Demokratike, të thirrur nga kryetari Sali Berisha. Mësohet...

Lexo më shumë

Zbulohet një specie e re blete në Australi

Zbulohet një specie e re blete në Australi
11 Nëntor, 2025

Një specie e re blete, e quajtur “Lucifer” është zbuluar në Australi. Bleta quhet “Lucifer” për shkak të pamjes djallëzore që i japin...

Lexo më shumë

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
11 Nëntor, 2025

Në kuadër të ndeshjes së ardhshme Shqipëri - Angli që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Policia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com