Komisioni Europian po paraqet sot para Parlamentit Europian Raportin vjetor për Shqipërinë, mbi përparimin e saj në procesin e anëtarësimit në BE.
Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për anëtarësimin në BE.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për anëtarësim. Vonesat në nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE -së. Çështjet dypalëshe në pritje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare. Eshtë thelbësore që Shtetet Anëtare të BE-së të përfundojnë diskutimet mbi Kornizat Negociuese pa vonesa të mëtejshme dhe që konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti,” ka thënë ai ndër të tjera.
Më tej Varhelyi tha: Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma, në luftën kundër korrupsionit./Opinion.al