Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Programi për arsimin,Vokshi:Plan serioz,zbatohet pasi të fitohen zgjedhjet

2021/02/03 at 11:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Programi për arsimin,Vokshi:Plan serioz,zbatohet pasi të fitohen zgjedhjet

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka prezantuar ditën e sotme nga selia e PD programin për arsimin me të cilin do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit.


Sipas saj ky është një plan i realizueshëm, e do të vihet në zbatim pas fitores së zgjedhjeve.

“Programi i PD kujdeset të trajtojë me respekt e dinjitet mësuesit dhe pedagogët tanë të dashur. Ata janë heronjtë tanë dhe meritojnë shumë më tepër.”- tha Vokshi në fjalën e saj.

Vokshi është shprehur se Rama e shndërroi sistemin arsimor në një  sistem diskriminues për nxënësit dhe studentët e varfër. Për këtë qeveri ata janë qytetarë të dorës së dytë.

Fjalim i plotë:

Të gjithë kemi parë impaktin që plani ynë ekonomik krijoi në publik.

Njerëzit me të vërtetë I kanë sytë nga ne për të krijuar ndryshimin, për të cilin ka shumë nevojë ky vend.

8 vjet dështimi total.

8 vjet nuk është bërë asgjë, vetëm premtime boshe.

8 vjet qytetarët e dëgjojnë të flasë, por nuk besojnë asnjë fjalë që ai thotë. Ndaj është koha që Rama të largohet.

Investimi në burimet njerëzore e, në rradhë të parë, në arsim, është strategjia më e sigurt për zhvillimin e qëndrueshëm, afatgjatë dhe me kthimin më të madh për ekonominë.

Ndaj, Lulzim Basha sot do t’ju paraqesë planin e tij se si Shqipëria mund dhe do të fitojë në arsim.

Është një plan i kompletuar, serioz. Një plan i realizueshëm. E që do ta zbatojmë menjëherë pasi koalicioni i bashkuar,  i kryesuar nga Lulzim Basha do të fitojë zgjedhjet në 25 prillit e do ta kthejë Shqipërinë te qytetarët.

Mqitë e mi,

Atë që Rama dhe qeveria e tij ka bërë në 8 vitet e fundit me arsimin mund ta shihni sot, mund ta prekë çdo familje, çdo prind që çon nxënësit në shkolla, çdo student e çdo pedagog. Sistemi arsimor – nga parashkollori te i larti – është rrënuar!

Premtoi 5% të PBB, por financoi më pak se gjysmën, 2.4%, niveli më i ulët ndonjëherë, duke siguruar vendin e fundit në rajon e Evropë. UNICEF llogarit që prej nënfinancimit të arsimit ekonomia shqiptare ka humbur 35 mln dollar në vit ose thënë ndryshe 280 mln dollar në 8 vite.

Prapambetja, padija e për rrjedhojë braktisja e të rinjve ishte e ardhmja që Edi Rama projektoi për Shqipërinë.

Për Ramën, luksi kryeministror ka më shumë rëndësi sesa shkollat dhe infrastruktura shkollore.  Për shkollat ai investoi disa herë më pak se për fasadat shumëngjyrëshe.

Ndërkohë që gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD u ndërtuan e rindërtuan 1314 shkolla, nëë 8 vitet e Edi Ramës numri i shkollave të ndërtuara numurohet me gishtat e dorës, ndërkohë që rreth 430 shkolla u mbyllën më urdhër të tij.

Banka Botërore llogarit se 90% e objekteve arsimore janë pa kushtet minimale. Shqipëria nuk ka kapacitete në infrastrukturën e dixhitalizimit, nuk siguron internet dh e mbi 50% e familjeve nuk kane as kompjuter e as laptop.

Në 8, Edi vjet dështim Rama e shndërroi sistemin arsimor në një  sistem diskriminues për nxënësit dhe studentët e varfër. Për këtë qeveri ata janë qytetarë të dorës së dytë.

në bazë të raportit të fundit të OECD, shkalla e braktisjes në ciklin fillor dhe 9 vjecar shkon nga 5.5% në 7%, sa dyfishi mesatares se vendeve të BE (2.5%) apo trefishi i mesatares së vendeve të OECD (1.8%):

Largësia nga shkolla, të ardhurat e pakta familjare, migrimi, varfëria kamë bërë që braktisja e shkollës këto 8 vjet në vendin tonë të jetë sa dyfishi i vendeve të Bashkimit Europian.

Një katastrofë e vërtetë.

Sot, 1 në 4 nxënës apo student braktis shkollën. 32 mijë nxënësit më të mirë më të talentuar në 3 vitet e fundit janë larguar për në universitetet e Europës apo botës.

Mësuesit patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së PD, mbi 200%, (marrë parasysh edhe inflacionin e kohës). Rama premtoi rritje të pagave të mësuesve 40%, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën. Në 8 vjet, duke llogaritur inflacionin, rritja është krejt e papërfillshme. Mësuesit nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, jo më të sigurojnë një jetesë më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

Renditja e Shqipërisë në çdo raport të organizatave ndërkombëtare, apo në PISA 2018, dëshmon dështimin e politikave 8 vjeçare në arsim., paqëndrueshmëria e kurrikulave, administrimi abuziv të Maturës shtetërore, politizimi i emërimeve në arsimi, diskriminimi I nxënësve nga shtresa të varfra, dështimi në arsimin profesionale kanë bërë që cilësia e shkollimit në Shqipëri të jetë e ulët dhe larg kërkesave të kohë.

E njëjta situatë në Arsimin e Lartë. 0.52% e Prodhimit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe 0.02% për Kërkim Shkencor nuk mundëson zhvillim normal të sektorit, as infrastrukturë fizike e dixhitale të përshtatshme, apo projekte që t’i përgjigjen sfidave të zhvillimit. Kërkimi shkencor është asgjesuar.

OECD llogarit se Qeveria Shqiptare shpenzon 10 herë më pak për një student se mesatarja e vendeve të OECD. (Shqipëri 1700 $, mesatarja e OECD 11.400 $). Ndërkohë që një student shqiptar paguan për master  më shumë se ai në Kosovë, Gjermani, Itali, Spanjë etj.

Ligji për arsimin e lartë: cenoi rëndë autonominë universitare dhe liritë akademike, degradoi standardet e vetëqeversisjes, dobësoi statusin e pedagogëve, injoroi interesat e studentëve.

Periudha e pandemisë nxori në pah dështimin e politikave të Edi Ramës në arsim. Qeveria dështoi në sigurimin e arsimit cilësor fizik, online apo të alternuar në të gjitha ciklet e arsimit.

 

611 mijë nxënës dhe studentë rrezikojnë të shndërrohen në brez COVID me arsimim të paplotë, jo cilësor që do të ketë impakt negativ ne ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në vitet që vijnë.

PD angazhohet për një sistem arsimor të depolitizuar e meritokratik që të sigurojë arsimim të barabartë, jo diskriminues e cilësor.

Universitetet do të jenë pasuri kombëtare dhe gjenerator i dijes, kërkimit shkencor dhe inovacionit për zhvillimin e vendit. ligji i ri arsimit të lartë do të sigurojë autonomi të plotë universitare, por më së pari do të respektojë të drejtat dhe liritë e studentëve e pedagogevë.

Ekipi ynë i ekspertëve ka punuar për të sjellë plane pune që do të përmirësojnë cilësinë e arsimimit e do të ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e çdo familjeje shqiptare.

Programi i PD kujdeset të trajtojë me respekt e dinjitet mësuesit dhe pedagogët tanë të dashur. Ata janë heronjtë tanë dhe meritojnë shumë më tepër.

Unë e njoh Lulzim Bashën prej shumë vitesh dhe mund të them me besim të plotë se ai është njeriu i duhur, në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin pozitiv për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë.

Ne mund të themi të bindur se kemi besim të plotë te Lulzim Basha për të udhëhequr vendin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë, në një vend ku Qeveria kujdeset për qytetarët e tij.

Etiketa: BashaPDprogrami per arsiminVokshizgjedhje


Ju sugjerojmë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
Kronikë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

9 Dhjetor, 2025 10:01 pm
Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
Rajoni

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

9 Dhjetor, 2025 9:28 pm
Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

9 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
Bota

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

9 Dhjetor, 2025 8:26 pm
Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
Bota

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

9 Dhjetor, 2025 7:41 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

9 Dhjetor, 2025 6:40 pm
Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
Rajoni

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

9 Dhjetor, 2025 5:30 pm
“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë
Bota

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë

9 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

“Nuk e kam hallin te një ministër”, Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët duan rritje page

9 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Para
Programi për arsimin, Basha: Tekste falas, rritje pagash për mësuesit

Programi për arsimin, Basha: Tekste falas, rritje pagash për mësuesit

Zyrtarizohet trajneri i ri i Skënderbeut, Memelli merr drejtimin e klubit

Zyrtarizohet trajneri i ri i Skënderbeut, Memelli merr drejtimin e klubit

Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëvë të mitur, në pranga 44-vjeçari

Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëvë të mitur, në pranga 44-vjeçari
















TE FUNDIT

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
9 Dhjetor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë...

Lexo më shumë

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
9 Dhjetor, 2025

Presidentja Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen e raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras, për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo...

Lexo më shumë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
9 Dhjetor, 2025

Një përplasje ka ndodhur në protestën që po kryhet përpara Kryeministrisë, e drejtuar nga Adriatik Lapajt. Kreu i Shqipëria Bëhet...

Lexo më shumë

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
9 Dhjetor, 2025

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump po ndërton në heshtje skenarë për atë që mund të ndodhë në Venezuelë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com