Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Programi i PS, Rama: Kemi tkurrur korrupsionin dhe radhët e pritjes

2021/03/19 at 10:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Programi i PS, Rama: Kemi tkurrur korrupsionin dhe radhët e pritjes

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po prezanton programin e Partisë Socialiste për shërbimet për qytetarët dhe bizneset, për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa bëri një krahasim me atë që ka ndodhur përpara 7 vitesh, kryeministri tha se qytetarët për një certefikatë të zakonshme duhet të rrinin në radhë.  Kreu i qeverisë, gjithashtu u ndal tek shërbimet online të cilat sipas tij kanë ulur korrupsionin.

Më tej, ai deklaroi se sot 95% e shërbimeve qytetari i kryen nga celulari i tij ndryshe nga periudha kur PS erdhi në qeveri dhe shërbimet online ishin vetëm 1%.

“Por nuk ishte 70 vjet më parë, nuk ishte as 27 vjet më parë, ishte vetëm deri 7 vjet më parë koha kur të gjithë ju, çdonjëri prej jush për të marrë një copë letër çfarëdoqoftë që nga një certifikatë e zakonshme familjare te një dokument vërtetimi duhet të rrinte në radhë, apo e keni harruar. Kujtohuni se në sa shumë radhë iu është dashur të qëndroni, pavarësisht moshës që nga nxënësit e maturës për të shkuar në universitet, tek pensionistët në moshën më të thyer për të marrë një vërtetim pensioni. Sa shumë radhë keni bërë për çdo copë letër dhe sa herë, sa shpesh në ato radhët e bëra iu është dashur të ballafaqoheni me fytyrën indiferente, me fytyrën fyese, poshtëruese të shtetit kur iu është thënë: “ik, hajde nesër”, “ik s’kam mundësi sot”. “Ik, ik, kthehu, kthehu”. Dhe në sa shumë raste ju është dashur të paguani për të kaluar radhën, të paguani për të gjetur një rrugë më të shkurtër që ajo e shkretë copë letër që iu takon me ligj dhe me zakon t’ju vijë në dorë. E pra deri 7 vjet më parë. Po sot? Natyrisht ka ende sot, jo pak njerëz që duan të shkojnë në sportele, por faktikisht, kush nuk do të shkojë në sportel, nuk ka nevojë të shkojë sepse janë 1207 shërbime nga 3 a 4 që ishin deri para 7 vjetësh, ose e thënë ndryshe 95% e shërbimeve që bëjnë zyrat e shtetit për dokumente për qytetarët, janë në xhepin tuaj, në iphone-in tuaj ose në kompjuterin e shtëpisë tuaj. Natyrisht që e gjithë kjo, përveç të tjerave ka lidhje dhe me atë famëkeqin dhe torturuesin; korrupsionin. Ka lidhje me ato fjalë që janë bërë makthi i shoqërisë sonë për vite e vite; ryshfet, bakshish. Nëse shohim sesa shumë prej jush janë spostuar tanimë nga sportelet te ndërveprimet me shtetin online, llogaria është shumë e thjeshtë. Po aq ka rënë edhe korrupsioni, po aq ka rënë dhe fuqia e ryshfetit që ekziston patjetër, por që sot është tkurrur masivisht së paku në atë nivel ku ishte masivisht i përhapur, niveli i marrëdhënies së drejtpërdrejtë qytetar-shtet në një sportel.1% ishin shërbime online deri para 7 vjetësh. 95% janë sot, por shikoni çfarë ndryshimi. Kur ne e kemi filluar revolucionin digjital kemi numëruar gjithsej 51 mijë aplikime. Çfarë janë 51 mijë aplikime për shërbime kryesisht të pamarra asokohe, aplikime të mbetura në icloud në krahasim me 7.7 milionë aplikime të bëra në vitin 2020 me përgjigje të marrë”, tha Rama./Opinion.al

Etiketa: Programi i PSrama

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 Gusht, 2025 6:14 pm
Para
Rama: Sot, Shqipëria, lider në qeverisjen dixhitale në rajon

Rama: Sot, Shqipëria, lider në qeverisjen dixhitale në rajon

“Duan punë duke qëndruar në kafe”, Rama: Po vijnë punëtorë të huaj në vend

“Duan punë duke qëndruar në kafe”, Rama: Po vijnë punëtorë të huaj në vend

Rama: Unë 1 timon kam atë të 2017, e dua përsëri për fëmijët tanë

Rama: Unë 1 timon kam atë të 2017, e dua përsëri për fëmijët tanë

TE FUNDIT

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
1 Gusht, 2025

Finem sapo ka hedhur në story një video që ka ngritur në këmbë gjithë rrjetin. Ai shfaqet krah një vajze...

Lexo më shumë

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
1 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si...

Lexo më shumë

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
1 Gusht, 2025

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës.amerikane Vendi përballet me një nga normat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com