Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Programi i OKB në Shqipëri, Rama: Ka qenë i pranishëm në momentet më kritike

2021/10/20 at 6:38 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Programi i OKB në Shqipëri, Rama: Ka qenë i pranishëm në momentet më kritike

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e 30-vjetorit të programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri.

Në fjalën, kreu i qeverisë tha se ky program ka qenë i pranishëm në vendin tonë në disa momente të rëndësishme, nga reforma administrative e deri te reforma në drejtësi.

Në fund Rama shkëmbeu edhe batuta me të pranishmit, duke e krahasuar programin me një milingonë që punon ngadalë dhe sipas tij, bën punë më të mëdha se një elefant.

“Më kanë bërë një fjalim shumë të gjatë. Po mundohem të flas në mënyrë sa më të përmbledhur gjë që nuk më vjen shumë lehtë pas ambasadores suedeze e cila i dha një ton të posaçëm kësaj tribune dhe meqë ra fjala është hera e parë që shoh një tribunë në një dhomë. Shqipëria hyri Kombet e Bashkuara në dhjetor të 1955 por u deshën kaq vite që të hynte në marrëdhënie domethënëse përmes programit për zhvillim. Qëllimi ishte t’i jepte oksigjen vendit në një moment ndryshimi dramatik që bashkë me lirinë kishte sjellë edhe një mal me sfida dhe vështirësi. Është e paimagjinueshme që në harkun e një jete të kemi pasur fatin të shohim dy botë kaq të ndryshme me njëri tjetrin. Nuk kishim asnjë marrëdhënie me programim për zhvillim të kombeve të bashkuara. Jemi anëtarë jo të përhershëm të këshillit të sigurimit. Janë shumë gjërat që janë bërë në këto 30 vite nga ky bashkëpunim mes programit dhe qeverisë. Ajo që më bën përshtypje është fakti se programi ka qenë i pranishëm në momentet më kritike dhe kyçe të këtij procesi të jashtëzakonshëm të transformimit të vendit nga një diktaturë e mbyllur në një demokraci në ndërtim e sipër. Programi ka qenë i pranishëm me hapjen e shkollës së parë të administratës, në momentin e trazirave të mëdha të vitit 1997. Programi ka qenë në periudhën e kthesës historike të Tiranës. Një shoqëri e tërë është dashur të hyjë në një kurs të vërtetë kundër analfabetizmit. Programi ka një dorë të paharrueshme në historinë e vendit tonë. Ka qenë i pranishëm edhe në disa momente të rëndësishme ku na është dashur të konceptojmë reforma me impakt, nga ajo administrative deri te reforma në drejtësi. Ka qenë i pranishëm kur na është dashur të përballemi me çështjen e përmbytjeve. Nuk kam pasur asnjë histori dashurie me UNDP. Besoj që në këtë rast nuk është pa vend që të numërohen gjërat e bëra. Përmenda vetëm pak nga shumë gjëra të bëra. Kur po kaloja në listën e punëve të bëra pata ndjesinë e punëve të një milingone. Programi është një milingonë në krahasim me elefantët e mëdhenj. Por një milingonë që arrin të bëjë të mundur një sasi pune të imagjinueshme për përmasat që ka. Nuk e di çfarë do kishte bërë po të kishte pasur mundësinë që kanë elefantët. Milingona nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të kompensojë atë që nuk ia ka dhënë si mundësi natyra. Në fund të ditës, është fakt që volumi i punës së kryer dhe sasitë e ngarkesave në raport me njësinë që përfaqëson milingona janë më të mëdha se ato të trupave më të mëdha”, u shpreh Rama.

Ju sugjerojmë

Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave
Aktualitet

Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave

3 Gusht, 2025 3:23 pm
Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?
-Teknologji

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?

3 Gusht, 2025 3:16 pm
Përse po bie gjithnjë e më shumë lindshmëria në Gjermani?
Bota

Përse po bie gjithnjë e më shumë lindshmëria në Gjermani?

3 Gusht, 2025 3:01 pm
Tragjedia në Novi Sad, masa paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë
Rajoni

Tragjedia në Novi Sad, masa paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë

3 Gusht, 2025 2:48 pm
(VIDEO-LAJM)”Kopshti i Edenit”: Shqipëria ia mësyn kultivimit të frutave ekzotike
Kryesore

(VIDEO-LAJM)”Kopshti i Edenit”: Shqipëria ia mësyn kultivimit të frutave ekzotike

3 Gusht, 2025 2:35 pm
Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani
Rajoni

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani

3 Gusht, 2025 2:21 pm
Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor
Bota

Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor

3 Gusht, 2025 2:15 pm
Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve
Bota

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

3 Gusht, 2025 1:44 pm
Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..
Aktualitet

Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..

3 Gusht, 2025 1:33 pm
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

Publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Ecim!

3 Gusht, 2025 1:14 pm
Para
Kamp refugjatësh në Shqipëri? Kryeministria: Nuk bëjmë detyrat e më të pasurve

Ndryshime në qeveri, Rama emëron zëvendësministren e re

Grushti i Angela Merkelit kundër “babait” të saj politik

Grushti i Angela Merkelit kundër “babait” të saj politik

SHBA detajon planet për të vaksinuar 28 milionë fëmijë të moshës 5-11 vjeç

SHBA detajon planet për të vaksinuar 28 milionë fëmijë të moshës 5-11 vjeç

TE FUNDIT

Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave

Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave
3 Gusht, 2025

Ditën e Hënë (4 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik...

Lexo më shumë

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?
3 Gusht, 2025

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg ka një vizion: superinteligjenca duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve. Ndërkohë, falë...

Lexo më shumë

Përse po bie gjithnjë e më shumë lindshmëria në Gjermani?

Përse po bie gjithnjë e më shumë lindshmëria në Gjermani?
3 Gusht, 2025

Mesatarisht gratë në Gjermani lindin 1,35 fëmijë, një rënie historike e natalitetit. Sinjal alarmi për mirëqenien apo një shenjë e...

Lexo më shumë

Tragjedia në Novi Sad, masa paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë

Tragjedia në Novi Sad, masa paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë
3 Gusht, 2025

Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka lëshuar masë paraburgimi prej një muaji...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com