Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Programet amerikane për ndihmën ndërkombëtare përballë një ristrukturimi madhor

2025/02/04 at 10:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Programet amerikane për ndihmën ndërkombëtare përballë një ristrukturimi madhor

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila menaxhon programet e ndihmës amerikane për vendet e huaja në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh, ishte praktikisht e mbyllur të hënën, pasi punonjësve iu ndalua të shkonin në zyra dhe të përdornin sistemet kompjuterike të agjencisë.


Disa zyrtarë të lartë të agjencisë janë me leje të detyrueshme ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump ndërmori hapa për ta vënë agjencinë nën autoritetin e Departamentit të Shtetit.

Duke folur me gazetarët në El Salvador ku po udhëtonte, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se ai tashmë është ushtrues detyre në krye të USAID-it dhe do të ndërmerrte hapa për t’i sjellë aktivitetet e agjencisë në përputhje me politikat e administratës.

Zoti Rubio e përshkroi agjencinë si historikisht “të papërgjegjshme” ndaj Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, edhe pse agjencia, u shpreh ai, duhet t’i marrë udhëzimet nga Departamenti i Shtetit.

“USAID-i ka një histori shpërfilljeje ndaj një fakti të tillë dhe ka vendosur që të veprojë si një organizatë bamirëse globale e shkëputur nga interesi kombëtar,” tha zoti Rubio. “Këta janë dollarë të taksapaguesve dhe ne jemi të detyruar të garantojmë popullin amerikan se çdo dollar që shpenzojmë jashtë vendit po shpenzohet për diçka në shërbim të interesit tonë kombëtar.”

Komentet e Sekretarit të Shtetit, Rubio ishin më pak të ashpra se ato të miliarderit Elon Musk, të cilit Presidenti Donald Trump i ka dhënë kompetenca të konsiderueshme për të reformuar qeverinë federale dhe Departamenti i Efiçencës së Qeverisë së sapoformuar (DOGE) të cilin ai drejton, dërgoi përfaqësues në zyrat e USAID-it gjatë fundjavës.

“USAID është një organizatë kriminale”, shkroi zoti Musk në platformën e mediave sociale X të dielën. “Koha që ajo të marrë fund.”

Demokratët protestojnë

Demokratët në Uashington e përshkruan përpjekjen për ta shpërbërë USAID-in si haptazi të paligjshme dhe u zotuan ta sfidojnë atë. Të dielën, të 10 anëtarët demokratë të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i dërguan një letër zotit Rubio, duke paraqitur kundërshtimet e tyre.

“Kongresi e krijoi Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si një agjenci të pavarur, të ndarë nga Departamenti i Shtetit, për të siguruar zbatimin efektiv dhe të shpejtë të ekspertizës së zhvillimit dhe dërgimin e shpejtë të ndihmës amerikane, veçanërisht në kohë krize, për të përmbushur qëllimet tona të sigurisë kombëtare”, shkruan ata.

“Për këtë arsye, çdo përpjekje për të shkrirë ose bashkuar USAID-in me Departamentin e Shtetit, sipas ligjit duhet të diskutohet dhe miratohet nga Kongresi”.

Në një konferencë shtypi përpara selisë së USAID-it në Uashington, senatori demokrat Chris Van Hollen, anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, tha se ai dhe kolegët e tij do të pengonin zotin Trump të plotësonte postet vakante në Departamentin e Shtetit në përgjigje të veprimeve të administratës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bllokuar miratimin e të emëruarve të Departamentit të Shtetit derisa ky veprim i paligjshëm të anulohet”, tha ai.

Historia e USAID-it

USAID u krijua në fillim të viteve 1960, në një kohë kur në Uashingtonin e pas Luftës së Dytë Botërore mendohej gjerësisht se përpjekjet e SHBA-së për ndihma ndërkombëtare të administruara nga një sërë agjencish, ishin joefikase, shpesh të duplikuara dhe ndonjëherë kontradiktore.

Në shumë raste, ndihma ishte gjithashtu e lidhur qartazi me përparësitë politike të Shteteve të Bashkuara, në vend të nevojave objektive të vendeve që merrnin ndihmë.

Në vitin 1961, administrata e Presidentit John F. Kennedy ndërmori një rishikim të gjerë të programeve të ndihmave të SHBA-së dhe më pas i kërkoi Kongresit autoritetin për të krijuar një agjenci të re për të koordinuar përpjekjet për ndihmën për vendet e tjera. Në një mesazh për Kongresin, zoti Kennedy propozoi një agjenci që do të krijonte ekipe specifike për çdo vend, që do të vepronin në terren për të zhvilluar plane afatgjata.

Ai i përshkroi këto si “një program të menduar me kujdes të përshtatur për të përmbushur nevojat dhe potencialin e burimeve të çdo vendi individual, në vend të një sërë projektesh individuale pa lidhje me njëra-tjetrën”.

“Shpesh, në të kaluarën, qëllimet dhe projektet tona të zhvillimit nuk janë ndërmarrë si hapa të brendshëm të një programi të zhvillimit ekonomik të një spektri të gjerë,” tha zoti Kennedy. “Planifikimi dhe financimi afatgjatë (janë) mënyra e vetme për angazhime kuptimplota dhe ekonomike.”

Krijuar me urdhër ekzekutiv

Më vonë atë vit, Kongresi miratoi Ligjin e Ndihmës së Huaj të vitit 1961, duke kërkuar mbylljen e disa programeve ekzistuese të ndihmës dhe duke ngarkuar presidentin me krijimin e një njësie të re për të marrë përgjegjësinë për operacionet e tyre. Ligji gjithashtu ndau në mënyrë të qartë ndihmën ushtarake të huaj nga programet e ndihmës humanitare.

Menjëherë pas kësaj, Presidenti Kennedy nënshkroi ligjin dhe nxori Urdhrin Ekzekutiv 10973, duke krijuar Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.

Agjencia ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që administratori i saj t’i raportonte drejtpërdrejt Sekretarit të Shtetit, në vend që të kalonte përmes zinxhirit komandues brenda Departamentit të Shtetit. Ishte një marrëveshje që i lejoi USAID-it njëfarë lirie veprimi, por e cila do të sfidohej vazhdimisht ndër vite, pasi sekretarët e njëpasnjëshëm të shtetit u përpoqën t’i lidhnin më ngushtë përparësitë e USAID-it me politikat e Departamentit të Shtetit.

Shumë suksese

Gjatë mbi 60 viteve që pasuan, USAID-i arriti një numër të konsiderueshëm suksesesh, por u shoqërua edhe me polemika dhe skandale të shumta, shumë prej të cilave u detajuan nga gazetari John Norris në një histori të agjencisë të botuar në vitin 2021, në vitin e 60-vjetorit të saj.

Ndihma ushqimore e ofruar nga USAID ka shpëtuar jetë të panumërta në mbarë botën dhe fokusi i saj i hershëm në zhvillimin e strukturave kompetente të qeverisjes vendore ishte thelbësor për të ndihmuar vendet si Koreja e Jugut dhe Tajvani që të zhvillonin baza industriale.

Në fund të viteve 1960, agjencia mori një rol drejtues në përpjekjet globale për të çrrënjosur linë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e rreth 300 milionë vetëve vetëm që nga agimi i shekullit të 20-të. Agjencia ishte në krye të programeve të vaksinimit në të gjithë botën në zhvillim që kontribuan në çrrënjosjen e parë globale të njohur të një sëmundjeje në popullatën njerëzore përmes një programi të shëndetit publik.

Agjencia ka qenë gjithashtu në krye të përpjekjeve për të reduktuar vdekshmërinë e nënave gjatë lindjes dhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, në veçanti HIV-it.

Polemikat

Pavarësisht shpresës së Presidentit Kennedy se shpërndarja e ndihmës amerikane mund të ishte e shkëputur nga gjeopolitika, USAID-i, shumë herë në historinë e tij, është kritikuar se ka mbështetur qeveri abuzive ose autokratike, shpesh në Amerikën Latine, sepse qeveria federale besonte se kjo ishte në interesin kombëtar.

Pakënaqësia publike me USAID-in u rrit së bashku me zhgënjimin në luftën në Vietnam, ku agjencia kishte luajtur një rol të madh në programet e pasuksesshme për të arritur paqen duke fituar “zemrat dhe mendjet” e popullit vietnamez.

Presidenti Richard Nixon u përpoq ta përdorte këtë pakënaqësi për të shfuqizuar agjencinë dhe për të decentralizuar programet e ndihmës për vendet e tjera.

Në vend të kësaj, Kongresi ndërmori hapa për të rifokusuar përpjekjet e agjencisë, duke e udhëzuar të tërhiqej nga angazhimi i nivelit të lartë me qeveritë e huaja në favor të punës për zhvillimin rural dhe ndihmën për ata më në nevojë.

Megjithatë, në vitet në vijim, polemikat vazhduan. Më të spikaturat ishin ato që lidheshin me aktivitetet e agjencisë gjatë luftërave të Afganistanit dhe Irakut, për të cilat u ngritën pyetje, përfshirë nga anëtarët e Kongresit, rreth mënyrës sesi agjencia shpenzoi fondet e destinuara për rindërtimin e këtyre dy vendeve./ VOA



Ju sugjerojmë

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

5 Qershor, 2025 12:23 pm
Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve
Aktualitet

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

5 Qershor, 2025 12:22 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

5 Qershor, 2025 12:05 pm
“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria
Aktualitet

“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria

5 Qershor, 2025 11:54 am
Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin

5 Qershor, 2025 11:50 am
Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!
Aktualitet

Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!

5 Qershor, 2025 11:40 am
Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave

5 Qershor, 2025 11:38 am
Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
Aktualitet

Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!

5 Qershor, 2025 11:27 am
Balla ironizon ish-aleatin e Berishës: Të na japë formulën që të fitojmë me Serbinë
Aktualitet

Balla ironizon ish-aleatin e Berishës: Të na japë formulën që të fitojmë me Serbinë

5 Qershor, 2025 11:21 am
Gogu:Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot
Aktualitet

Gogu:Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot

5 Qershor, 2025 11:10 am
Para
BE ndihmë financiare prej 250 milionë eurosh për Moldavinë, shkak kriza energjetike

BE ndihmë financiare prej 250 milionë eurosh për Moldavinë, shkak kriza energjetike

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 

Horoskopi ditor, e mërkurë 5 shkurt 2025 

Fundjava e ngrohtë dhe me diell 

Kthjellime dhe rënie temperaturash deri –5 gradë C, parashikimi i motit për sot  
















TE FUNDIT

Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
5 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg nëntë anëtarët e bandave kriminale që merreshin...

Lexo më shumë

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve
5 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet në Bruksel, ku po denoncon atë që ai e cilëson “farsë elektorale”, ndërkohë...

Lexo më shumë

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
5 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë kanë dështuar që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare,...

Lexo më shumë

“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria

“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria
5 Qershor, 2025

Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali ka reaguar pas fjalës së deputetëve të opozitës, duke u shprehur se nuk mund të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com