Kompania “Apple” ka nisur në shkallë globale një program falas për zëvendësimin e ekraneve me defekt të iPhone 11.
Lajmi është bërë i ditur në faqen e internetit të Cupertinos, ku sipas kompanisë një përqindje e vogël e ekraneve kanë një mosfunksionim lidhur me prekjen.
“Apple” ka siguruar akses në faqen e saj, kështu që nëse iPhone juaj është ndër ata që preken nga ky problem i mosfunksionimit të ekranit mund të marrni zëvendësimin e ekranit falas.
Për të qenë të sigurt, përdoruesi duhet të vendosë numrin rendor të smartphone-it në këtë faqe interneti. Ndërkohë që kushdo që tashmë ka kryer riparimin mund të kontaktojë kompaninë për të marrë rimbursimin e shpenzimeve.
Sipas raportimeve ekranet janë montuar në disa iPhone 11 të prodhuara midis nëntorit 2019 dhe majit 2020./Opinion.al