Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/Kush është Milva Ikonomi, gruaja që do drejtojë Ekonominë

2016/02/16 at 11:35 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Profil/Kush është Milva Ikonomi, gruaja që do drejtojë Ekonominë

TIRANE- Milva Ikonomi është nga sot ministrja e re e Ekonomisë. Dy vite pas krijimit të kabinetit, Edi Rama bën ndryshimet e para në radhët e socialistëve në qeveri, ndërsa LSI ndryshoi më herët ministrin e Drejtësisë.

Por kush është gruaja që hyn në kabinetin Rama? Milva Ikonomit i është besuar një nga dikasteret më të rëndësishme, ai i Ekonomisë që është drejtuar për këto dy vite nga Arben Ahmetaj, i cili sot mori detyrën e ministrit të Financave.

Milva Ikonomi nuk është një emër i panjohur për publikun. Ajo mbahet mend si drejtoresha legjendare e Institutit të Statistikave pasi e drejtoi për mbi 10 vjet këtë institucion të rëndësishëm deri në vitin 2005. Më pas Ikonomi punoi në Kosovë dhe u kthye me post pas marrjes së qeverisë nga e majta në 2013-ën. Këto dy vitet e fundit, Milva Ikonomi ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë.

Kjo më poshtë është CV e znj. Milva Ikonomi

Zonja Milva Ekonomi ka lindur në Tiranë në vitin 1962 dhe është nënë e dy vajzave.

Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të manaxhimit në Byrone e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali).

Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë gjatë periudhës 1994-2005 duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend.

Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006 ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut. Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007.

Më pas ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë në Kosovë 2007 – 2008.

Dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, ëorld Bank, Dfid, dhe FMN.

Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit.
Ajo është një nga themeluesit e Institutit Agenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.

Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.

Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”.

Ajo ka shkruar disa botime ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh gjuhën Franceze.

Ju sugjerojmë

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
Aktualitet

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

20 Shtator, 2025 2:36 pm
Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
Aktualitet

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

20 Shtator, 2025 2:26 pm
Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit
Kronikë

Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit

20 Shtator, 2025 1:52 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Politikë

“Ekonomia shqiptare në krizë”, Tabaku: Tre sektorët kryesorë në rënie

20 Shtator, 2025 1:46 pm
Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet
Kryesore

Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet

20 Shtator, 2025 12:55 pm
Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë
Kryesore

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë

20 Shtator, 2025 12:33 pm
Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet
Bota

Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet

20 Shtator, 2025 12:19 pm
Para
Çfarë i ka ndodhur fytyrës së Tom Cruise?!

Çfarë i ka ndodhur fytyrës së Tom Cruise?!

Rama njofton Metën, pasi ndryshon ministrat

Rama njofton Metën, pasi ndryshon ministrat

Samanta vs Tuna, bëjnë  “xing” në veshje

Samanta vs Tuna, bëjnë "xing" në veshje

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
20 Shtator, 2025

Të hash vetëm në restorant nuk është më një gjë e rrallë. Gjithashtu, edhe porosia në shtëpi (ose punë) është...

Lexo më shumë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
20 Shtator, 2025

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret...

Lexo më shumë

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
20 Shtator, 2025

Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga lirimi i hapësirave publike nga varrezat e makinave nga Agjencisë...

Lexo më shumë

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
20 Shtator, 2025

Në një javë të mbushur me energji, inovacion dhe krijimtari, supermodeli Elton Ilirjani u kthye në një nga figurat më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com