Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/Janullatos, kush është bariu i ortodoksëve shqiptarë?

2015/11/03 at 6:20 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Profil/Janullatos, kush është bariu i ortodoksëve shqiptarë?

I dashur dhe njëkohësisht i urryer. Ky është udhëtimi i gjatë i hirësisë së tij Janullatos, në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare, një rrugë e cila është dashur të ndjekë një trajektore me ulje ngritje të fuqishme,  midis mosbesimit, adhurimit dhe përplasjeve me sfond të pastër nacionalist. I lindur në një familje me origjinë cefaloniane, në atë që njihet si Greqia antike, mburrja e grekëve të sotëm, emërimi i Anastas Janullatos, si Arkipeshkop i Tiranes, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, nuk kishte se si të kënaqte dëshirën e vetë shqiptarëve për të pasur në krye të kishës së Im Zot Nolit, një hierark me gjak dhe dashuri shqiptare. Me një kulturë për t’u admiruar, zotërues i shumë gjuhëve të huaja, teolog që shumë kush e ka cilësuar si bibliotekë në lëvizje, Janullatos ka ditur që nëpërmjet durimit dhe heshtjes, por edhe gjuhes së fortë, të zbusë por edhe të luajë me irritimin e shqiptarëve. Duke mësuar me kalimin e viteve, se sjellja më e gjetur, në mos daç ti kesh gjithmonë kundër shqiptarët,  është të mos i luftosh në mënyrë frontale. Gjë që duket se deri diku ia ka dalë mbanë. I akuzuar, shpeshherë i anatemuar si punëtor i zellshëm i Greqisë, vendit të origjinës, kryepeshkopi ështe parë nga shqiptarët si një klerik që perveç punëve të perendisë ka dorë edhe në marreveshje të cilësuara në dëm të interesave të Shqiperise. Disa nga veprat të cilat shqiptarët ia atribuojnë ndikimit të tij të padiskutueshëm, janë skandali i eshtrave të Kosinës, mbirja e varrezave të ushtarëve grek në jug të Shqiperisë, në atë që nacionalizmi grek e cilëson si Epiri i Veriut, grekëzimi i objekteve ortodokse të kultit si në përmbajtje ashtu edhe në formë, përplasja me shtetin shqiptar në Kishën e Shën Mërisë në Përmet, ku nuk nguroi të fliste hapur për një skenar të mundshëm në dëm të Kishës Ortodokse, apo takimi me kryeministrin grek Tsipras menjëherë pas prishjes së kishës së Himarës. Me një ton që herë-herë e kalon cakun e rasës së klerikut, Janullatos është kthyer kohë pas kohe në mëtuesin kryesor të përplasjeve diplomatike  midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ashtu si në vitin 1994, kur Shqipëria me President Sali Berishën, kërkoi ta shpallte person Non Grata, vendim që pasoi me operacionin “Fshesa” në Greqi, ku me mijëra emigrantë jo vetëm që u dëbuan nga shteti fqinj por edhe u keqtrajtuan, duke shënuar kësisoj pikën më të ulët të marëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Dhe shqiptarët si popull që nuk shquhen për ndonjë kujtesë afatgjatë historike, por që inatet e vjetra nuk i harrojnë kollaj, nuk kanë se si t’i harrojnë ato skena të shëmtuara që lidhen me një periudhë të dhimbshme të ekzistencës së tyre. Por ky është Janullatos, kleriku i cili edhe pse thuhet nga të tijët se ka bërë nje punë të lavdërueshme në rindërtimin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, është po aq e vërtetë se nuk ka mundur të fitojë besimin e plotë të shqiptarëve, të cilët shikojnë te figura e tij, portretizimin e një kleriku nacionalist, si dhe shërbëtor të ngopjes së orekseve të qarqeve të errëta greke. Mosbesim të cilin e reflektojnë edhe një pjesë e mirë e grigjës ortodokse shqiptare, të cilët me qëndrimet e tyre kanë pranuar të rrinë larg vathës së Janullatosit. Midis tyre At Nikolla Marku, i cili nuk ka hezituar të akuzojë Hirësinë e tij se ka e kthyer Kishën Ortodokse të Shqipërisë në një shtojcë të asaj greke si edhe që punon për aneksimin e Shqipërisë së jugut në interes të Greqisë. Ky eshte Janullatos, kleriku që si një bari i mire, është përpjekur që me shkopin e tij të udhëheqë në rrugën e drejtë të perëndisë “tufën e tij të deleve”, por që gjithmonë është ndeshur në qëllimin e tij me shtrëngata, të cilave ca me urtësi dhe ca me kryengritësi ka mundur ti rezistojë kohë pas kohe, duke u u bërë ballë paçka fuqisë me të cilën ato janë derdhur mbi të.


 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Para
Kush janë tërmetet që morën miliona jetë?

Kush janë tërmetet që morën miliona jetë?

Raketa ruse ne Luginën e Preshevës

Raketa ruse ne Luginën e Preshevës

Mbledhja e tatimeve dhe shqetësimi për buzkuqin e Brisidës

Mbledhja e tatimeve dhe shqetësimi për buzkuqin e Brisidës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
28 Qershor, 2026

Një valë e fuqishme e të nxehtit po përfshin Europën, duke sjellë temperatura rekord dhe duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa...

Lexo më shumë

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
28 Qershor, 2026

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}