Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profilet-Video/ Këta janë ministrat teknik të propozuar nga PD

2017/05/22 at 11:12 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Profilet-Video/ Këta janë ministrat teknik të propozuar nga PD

Ledina Mandija është zv/kryeministrja e re e Qeverisë Rama, e lindur në Shkodër.


Ajo ka mbaruar fakultetin Juridik në qytetin e Shkodrës. Më pas ka punuar si pedagoge e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Mandia gjatë qeverisjes së PD-së u emërua si Avokate e Shtetit, emërim gjatë mandatit të dytë të qeverisjes “Berisha”.

Pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama, Mandia, e moshës 43 vjeçe, u largua nga kjo detyrë dhe u emërua në Presidencë, si këshilltare juridike e presidentit Bujar Nishani.

Dritan Demiraj është ministri  i ri i Punëve të Brendshme. Ai është një personash i njohur në Shqipëri, për pjesëmarrjen e tij në Forcat e Armatosura dhe njihet shumë si komandant i forcave shqiptare në disa misione në Irak dhe Afganistan. Demiraj ka lindur më 24.05.1969 Tiranë.

Helga Vukaj është ministrja që do drejtojë Ministrinë e Financave, e cila në vitin 2010 nga “Unioni për Paqe në Botë, Assisi, Itali” është vlerësuar me titullin “Gruaja e Vitit 2010”.

Vukaj ka punuar për vite me radhë në administratën e lartë shtetërore, duke mbajtur poste nga më të ndryshmet, si juriste në Presidencë (maj 2003), drejtore juridike në Ministrinë e Brendshme (Tetor 2005 – Gusht 2006), zv/drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave (Shtator 2006 – prill 2012) dhe drejtore e përgjithshme te Kontrolli i Lartë i Shtetit (2012 – 2016).

Gazment Bardhi është ministri i ri që do drejtojë Ministrinë e Drejtësisë në qeverinë Rama. Bardhi është ekspert juridik i Partisë Demokratike të Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Arben Beqiri do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë. Ai është me profesion Kirurg, Gastrohepatolog.

Ka mbajtur postin e zv/rektorit të Universitetit të Shëndetësisë dhe për më shumë se 20 vjet ka qenë pedadog i kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Është i njohur për përdorimin e teknikave të reja kirurgjikale kryesisht në fushën endoskopike dhe laparaskopike.

I vetmi kirurg shqiptar që u shpall fitues i bursës Fulbright në National Naval Medical Center ëashington DC dhe i vetmi mjek shqiptar anëtar i American Society of Gastrointestinal Endoscopy, i njohur në literaturën ndërkombëtare për kontributin në kërkim shkencor të teknikës së përdorur prej tij në vitin 1997 për endoskopi gastrointestinale.

Mirela Karabina është  emri që do drejtojë Ministrinë e Arsimit.

Karabina ka lindur më 29 Maj të vitit 1966, ndërsa ka mbaruar studimet për Gjuhë Letërsi.

Ajo ka punuar si mësuese për vite me radhë, ndërsa aktualisht punon si pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe disa universite të tjera.

Bashkëshorti i saj është ish- ambasadori shqiptar në Bullgari në vitet 2011-2014, si dhe në Pakistan në vitet 1995-1998.

Ndërkohë, përgjatë viteve 2005-2011 ka qenë drejtoreshë në shkollën 9-vjeçare “P.Budi” në kryeqytet.

Në CV-në e Karabinës, renditen një sërë kualifikimesh edhe trajnimesh nga më të ndryshmet. 

Xhuljeta Kërtusha është emri që do drejtojë Ministrinë e Çështjeve Sociale. Kërtusha ka punuar në Korporatën Energjitike Shqiptare në vitet 2004-2010 dhe më pas në CEZ-OSHEE. 

Është një nga aktivistet e shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave. Me origjinë nga Durrësi, Kërtusha ka qenë pjesë e strukturave të Forumit Rinor të PD-së, dega Durrës.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ministratprofiletqeveriazgjedhjet


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Video/ Meta duke qeshur me lot me fjalimin e Berishës për dashuri e xhelozi

Video/ Meta duke qeshur me lot me fjalimin e Berishës për dashuri e xhelozi

Rama pas votimit të vettingut: Moment emocionues, ja çfarë bën politika

Rama pas votimit të vettingut: Moment emocionues, ja çfarë bën politika

Opinion/ Artan Hoxha zbulon kompetencat e ministrave të rinj: Ata mund të shkarkojnë …

Opinion/ Artan Hoxha zbulon kompetencat e ministrave të rinj: Ata mund të shkarkojnë ...
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com