Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profile/ Ministrat e propozuar nga Albin Kurti për qeverinë e re

2020/01/06 at 3:09 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Profile/ Ministrat e propozuar nga Albin Kurti për qeverinë e re

Albin Kurti para se të merrte mandatin nga Presidenti Hashim Thaci për ta krijuar Qeverinë e re të Kosovës ka bërë publike propozimet për pesë ministra nga Lëvizja Vetëvendosje dhe zëvendëskryeministrit të dytë.


Nga videomesazhi i tij shihet se ai ka hequr dorë Ministria e Brendshme, duke e ftuar LDK-në që t’i japë propozimet e ministrave nga ana e tyre në mënyrë që të formohet Qeveria e re. Por kush janë ministrat që propozon Kurti?

https://www.facebook.com/albini2017/videos/471994037060189/

***

I përzgjedhuri nga Kurti si zëvendëskryeministër i dytë i qeverisë, Haki Abazi është diplomuar në drejtimin Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhim Biznesi në Universitetin e Prishtinës, dhe George Mason në SHBA. Hakiu është bartës i shumë pozitave në institucione ndërkombëtare. Ka 20 vite përvojë pune në pozita të larta menaxheriale në organizata të ndryshme ndërkombëtare nëpër shumë vende të botës dhe mbi 1 mijë projekte të realizuara. Tani është duke bërë studime në fushën e Energjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Universitetin e Cumbrias në Britaninë e Madhe. Ai ka publikuar me dhjetëra shkrime, analiza në media dhe gazeta profesionale, artikuj akademikë dhe ka zhvilluar ide unike në fushën e përkrahjes së zhvillimit të demokracisë, ndërtimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Momentalisht mbanë pozitën e Drejtorit të Programit në Programin Zhvillimor në Pakistan të financuar nga USAID.

Ministrja pretendente e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik. Ajo është bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në shtatorin e vitit 2010. Albulena Haxhiu ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës tri mandate radhas. Në legjislaturën e V dhe VI ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishëm të Kuvendit.
Ajo ka qenë një nga deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me drejtësinë. Albulena, konsideron që Lëvizja VETËVENDOSJE!, është subjekti i vetëm që sjellë shpresën, drejtësinë, zhvillimin, mirëqenien e barazinë andaj është e gatshme të jap kontributin e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të përfaqësojë sa më denjësisht politikat dhe prioritetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Profesori Blerim Reka, ministri i mundshëm i Punëve të Jashtme dhe Diasporës është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Reka ka qenë Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Ai ka mbajtur edhe poste diplomatike dhe këshilluese juridike si Këshilltar i Presidentit të Republikës së Kosovës për Integrimin në BE dhe anëtar i Ekipit të Ekspertëve për Strategjinë Kombëtare dhe Integrimin në BE. Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Ligjit të BE-së në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2002, Reka gëzon një doktoratë në të Drejtën Publike Ndërkombëtare dhe të Drejtën Civile dhe Ekonomike si dhe është autor i 18 librave.

I propozuari për ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi ka studiuar për analiza makroekonomike në Universitetin e Zagrebit në periudhën 1990-1994. Ai gëzon një doktoraturë në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë në sferën e Makroekonomisë me specializim në politikat fiskale dhe tranzicionin drejt ekonomisë së tregut. Në Andrew Young School of Policy Studies të Georgia State University në Atlantë, SHBA përmes Programit të Bursave Fulbright ka ndjekur hulumtimet e postdoktoratures në sferën e decentralizimit fiskal për vendet në zhvillim.Që nga viti 2004 punon në Universitetin Amerikan në Kosovë ku ka ligjëruar dëri më tani Makroekonominë; Politikat Fiskale; Analizat dhe Politikat Monetare; Ekonomiksin e Resurseve Natyrore dhe Mikroekonominë. Po ashtu mban pozitën e Udheheqësit të njësisë për Ekonomiks në Universitetin Amerikan dhe atë të Drejtorit Menaxhues të Qendrës për Hulumtime brenda këtij universiteti. Njëkohësisht ligjëron lëndët Makroekonomia 1 dhe 2 në Akademinë Regjionale të Procreditit në Veles të Maqedonisë. Më herët ka punuar për gjashtë vite në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë si asistent për Makroekonomi dhe Financa Publike, ka mbështetur Universitetin e Prishtinës me projekte të financuara nga Pakti i Stabilitetit, DAAD-i Gjerman dhe WUS Austria; ka qenë këshilltar për politika fiskale i projektit CBF të UNDP-së; këshilltar në disa projekte të GTZ; Ekspert për politika fiskale i zyrës FAO; ka punuar si këshilltar dhe bartës i projektit për institucione të ndryshme. Është eskpert për politika fiskale; politika monetare; politika të tregut të punës; privatizim; decentralizim fiskal; borxhin publik; antikorrupsion.

Ministrja e mundshme e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka studiuar në Suedi, ndërsa është pronare e një kompanie të quajtur “R&V Consulting”, e cila merret me këshillimin e bizneseve. Ajo punon si koordinatore për Arsim të Lartë në organizatën joqeveritare që vepron në Kosovë, “Austrian Development Agency”. Duhet thënë se Hajdari është një emër jo fort i njohur dhe se informacioni rreth saj mbetet i pakët.

Lista e propozuar nga Kurti përmbyllet me kandidatin për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Ai është diplomuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si mjek në Mitrovicë dhe si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe në kompaninë “Keis”. Që nga viti 2010, është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi. Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve. Ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA. Në vitin 2018 është emëruar si Koordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe po në atë vit është zgjedhur si Kryetar i kësaj Qendre ku vazhdon të jetë akoma./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Kurti takon Thaçin por nuk merr mandatin për qeverinë: Pres LDK-në

Kurti takon Thaçin por nuk merr mandatin për qeverinë: Pres LDK-në

Thaçi flet pas takimit me Kurtin: Ka 48 orë për nominimin e kryeministrit

Thaçi flet pas takimit me Kurtin: Ka 48 orë për nominimin e kryeministrit

Rama-qytetarëve: Mos shikoni televizor, nuk flemë pa mbuluar me strehë…

Djegia e mandateve, Kryemadhi: Mënyra më e mirë për të demaskuar Qeverinë
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com