Aranit Beqiri është 20 vjeç. Ai është nga Medvegja, por jeton dhe studion në Prishtinë. Studenti nga Kosova është bërë shpesh pjesë e lëvizjeve të shoqërisë civile në Tiranë, ku ka qenë pjesëmarrës. Ai mendohet se ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e sotëm për të qenë pjesë e protestës së organizuar nga shoqëria civile kundër ndërtimit të Këndit të Lojrave për Fëmijë te Parku i Liqeni. Në profilin e tij në fb konstatohet se ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. I njohur për bindjet e majta, vetëm pak orë më parë studenti Beqiri ka postuar në profilin e tij në fb një foto të përbashkët me të rinjtë protestues sot te Liqeni.