Bota

Profil/ Lyra McKee, gazetarja 29-vjeçare që u vra në Irlandën e Veriut


               Publikuar në : 09:34 - 19/04/19 |
b.f

Lyra McKee është gazetarja 29-vjeçare që u vra mbrëmjen e djeshme në Londonderry  të Irlandës së Veriut gjatë përplasjeve mes demonstruesve të grupit disident republikan dhe policisë.

McKee ishte një gazetare investigative që në fokus të punës së saj ka pasur “The Troubles”, luftën civile që torturoi për 30 vjet Irlandën e Veriut gjatë viteve ’60-’90 të shekullit të kaluar. Ajo shkruante për “The Atlantic” dhe “BuzzFeed”, si edhe bashkëpunonte me agjencinë kaliforniane “Mediagaze”.

Përtej punës së saj si gazetare dhe shkrimtare, Lyra McKee ishte edhe aktiviste e LGBTQ. I famshëm është një fjalim i saj në “TED Talks 2017” mbi raportin e fesë dhe homoseksualitetit.

“Nuk mund t’i ikim fesë, sepse feja i shpjegon botës së si duhet të trajtohen njerëzit LGBT. Gjithashtu shpjegon se si duhet të ndihemi ne njerëzit LGBT. Leksioni i parë që kam mësuar si lezbike ka qenë se unë isha e keqja dhe do të përfundoja në ferr”, thoshte ajo, për të treguar se si duhet të ndryshojnë mësimet fetare për homoseksualizmin.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat angleze, protestat nisën pasi policia po kontrollonte disa shtëpi pas informacioneve për sulme gjatë Pashkës. McKee po e ndiqte ngjarjen nga afër dhe ndodhej pranë një makine “Land Rover” të policisë, kur u qëllua me armë zjarri. Sipas një dëshmitareje, vrasësi e kishte fytyrën e mbuluar dhe qëllonte drejt makinave të policisë. Autoritetet irlandeze thanë se do ta hetojnë këtë ngjarje si “incident terrorist”./Opinion.al

Pas