Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Kush është Recep Tayyip Erdogan? Ja si e përshkrujnë agjentët e shërbimeve sekrete

2016/12/14 at 3:45 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Profil/ Kush është Recep Tayyip Erdogan? Ja si e përshkrujnë agjentët e shërbimeve sekrete

Disa e adhurojnë, disa e urrejnë, të tjerë e kanë frikë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është një figurë kaq e polarizuar muajt e fundit. Ai është në pushtet që prej 13 vitesh, por pak gjëra dihen për jetën e tij private.


Me ndihmën e ekspertëve, biografëve dhe kundërshtarëve, rrjeti gjerman ZDF ka përgatitur një dokumentar me titull: “Njeriu Erdogan- sekretet e presidentit turk”.

Shumica e turqve e adhurojnë presidentin e tyre. Ai është njeriu i fjalëve të qarta dhe gjesteve të forta. Profesoresha Jenny White thotë: “Ai ka talentin dhe karizmën e nevojshme për të zgjuar krenarinë e turqve dhe për ta përdorur për vete”. Në vitin 2015, Erdogan ndaloi një të ri që po kryente vetëvrasje në një urë në Stamboll. Autokolona e tij po kalonte në momentin kur i riu po bëhej gati të hidhej. Erdogan i thirri dhe u kujdes që ai të mos hidhej. Inskenim apo e vërtetë? Veçanërisht për turqit konservatorë, Erdogan shihet si babai i kombit. Por jashtë vendit e shohin si një udhëheqës autoritar, një diktator.

Në dokumentarin e ZDF citohen dokumente të shërbimeve të inteligjencës perëndimore në vitin 2016 ku thuhet se Erdogan e ka humbur lidhjen me realitetin dhe është kthyer në një autokrat të vetmuar. Erdogan u rrit me katër fëmijë të tjerë në lagjen Kasimpasha të Stambollit, një lagje e varfër në port. Babai ishte marinar, kurse mamaja kujdesej për disiplinën dhe devotshmërinë. I ati e ndaloi të birin të luante futboll- pasionin e tij, sepse pantallonat e shkurtra nuk përshtaten me besimin mysliman.

Kurse mamaja e tij donte që i biri të martohej me një vajzë të mbuluar plotësisht, por ai e kundërshtoi, duke i thënë se kjo do i dëmtonte karrierën politike. Në rrugët e kësaj lagje ai nisi të formojë karakterin. Më vonë u fut në politikë dhe në vitin 1994 u zgjodh kryebashkiak i Stambollit.

Aktualisht ai jeton me të shoqen, Emine në pallatin presidencial në Ankara: Një ndërtim luksoz me 1 mijë dhoma dhe 40 mijë metra katrorë në mes të një zone të mbrojtur natyrore. Ndarja e detyrave e tij është e qartë: Burri punon, gruaja kujdeset për katër fëmijët dhe punët e shtëpisë. Emineja e mbështet bashkëshortin e saj. Thuhet se ajo edhe ndikon ndjeshëm tek ai. Nuk dihen shumë detaje, por thuhet se ai është besimtar i bindur, nuk pi duhan, nuk konsumon alkool dhe shkon gjithmonë në faljen e të premtes. Dokumentari spekulon se ai merret shumë me sport për shkak të peshës dhe problemeve shëndetësore. Dokumentet sekrete sugjerojnë se ai ka pasur probleme me shëndetin që prej vitit 2007, dyshohet për hernie diskale, që i rrezikon mundësinë për të punuar.

Sa i takon pushtetit, në vitin 2004 ai u prezantua si një reformator. Në atë kohë kancelari gjerman, Gerhard Schroeder i dha çmimin “Europiani i vitit”. Por gjërat kanë ndryshuar me kalimin e viteve, sidomos pas grushtit të dështuar të shtetit.

Ish-kryeredaktori i gazetës Cumhuriyet, Can Dundar thotë: “Sa më shumë pushtet merr, aq më shumë i ndikon për keq pushteti. Këtë helm që e merr nga pushteti po e përhap edhe në Turqi”.

Spekulime ka edhe për pasurinë e tij. Si kryeministër ai paguhej me rreth 9 mijë euro në muaj. Por 62-vjeçari është një multi-milioner. Në një memo sekrete të ambasadës amerikane thuhet se ai ka të paktën tetë llogari bankare në Zvicër. Fakt është se Erdogan është gjithmonë e më shumë nën dyshime për korrupsion. Në vitin 2013 u publikua një regjistrim telefonik mes tij dhe të birit, Bilalit, ku i thotë të zhdukë një sasi të madhe parash cash. Presidenti e mohoi vërtetësinë e telefonatës, por nuk pati kurrë një hetim. Ky është një nga misteret e mëdha të Erdogan.Pyetja është nëse do zgjidhet ndonjëherë?/BILD

Etiketa: dokumentarerdoganprofilsherbime sekrete


Ju sugjerojmë

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

30 Qershor, 2026 2:06 pm
Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin
Sport

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin

30 Qershor, 2026 1:52 pm
Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
Aktualitet

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 1:48 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

30 Qershor, 2026 12:52 pm
Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Aktualitet

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

30 Qershor, 2026 12:22 pm
VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

30 Qershor, 2026 12:17 pm
Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola
Bota

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola

30 Qershor, 2026 12:03 pm
“Radoiçiç nuk është kriminel”, Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE: Nuk po ndiqet penalisht
Rajoni

“Radoiçiç nuk është kriminel”, Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE: Nuk po ndiqet penalisht

30 Qershor, 2026 11:58 am
Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë

30 Qershor, 2026 11:39 am
Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS
Kryesore

Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS

30 Qershor, 2026 11:10 am
Para
“Topi i Artë”: Cristiano Ronaldo mori dyfishin e votave të Messi-t

“Topi i Artë”: Cristiano Ronaldo mori dyfishin e votave të Messi-t

‘Babagjyshi’ Rama dhurata modeste për pensionistët dhe invalidët, mbetet jashtë administrata

‘Babagjyshi’ Rama dhurata modeste për pensionistët dhe invalidët, mbetet jashtë administrata

‘Eskobari i Ballkanit’/ Krimet e Rënda lëshojnë urdhër-arrest për Klement Balilin

Balili në Shqipëri por nuk kapet. Prokuroria heton policinë për dekonspirimin e operacionit
















TE FUNDIT

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
30 Qershor, 2026

Apeli i Posaçëm ka liruar nga masa e sigurisë "arrest në burg" Mariglen Qaton, i pandehur në dosjen 5D. Sipas...

Lexo më shumë

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin
30 Qershor, 2026

Pak ditë më parë, emri i Orlando Gill njihej vetëm nga tifozët e futbollit në Paraguai dhe Argjentinë. Sot, 26-vjeçari...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
30 Qershor, 2026

Tensione janë regjistruar me Policisë dhe qytetarëve që protestojnë para parlamentit. Mësohet se Policia ka shoqëruar disa persona që ishin...

Lexo më shumë

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
30 Qershor, 2026

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë Donald Trumpit një ditë me fitore të rëndësishme, por edhe humbje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}