Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Kush është lavazhieri që hakeronte adresat e facebook

2018/11/03 at 2:43 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Kush është lavazhieri që hakeronte adresat e facebook

Oficerët e Hetimit të Krimeve Kompjuterike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, arrestuan të enjten një 20-vjeçar, i cili prej afro 8 vitesh dyshohet se hakeron adresat dhe profilet e rrjeteve sociale të shtetasve të ndryshëm.


Në pranga është vënë Arben Bozhiqi, nga Pajova e Peqinit, por me banim në Laprakë, në kryeqytet, i cili po hetohej prej 6 muajsh, pas një denoncimi që ishte bërë në Policinë e Durrësit.

Megjithëse kishte vetëm arsimin 9-vjeçar dhe bënte një punë modeste si lavazhier, Bozhiqi kishte arritur që të hakeronte mbi 3 mijë adresa në internet.

Madje, këtë aktivitet kriminal ai e kishte nisur kur ishte ende fëmijë, vetëm 12 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se veprime të tilla ai i kryente me qëllim përfitimi të shumave të ndryshme monetare. Burimet thonë se ka dyshime që ai mund të ketë shantazhuar edhe vajza minorene, përmes fotove intime. Disa të tilla u gjetën në banesën e tij, gjatë kontrollit që ushtroi Policia në momentin e arrestimit.

ARRESTIMI

Policia e Shtetit njoftoi dje se është arrestuar një shtetas për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”. Sipas Policisë, 20- vjeçari dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale etj., të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Bozhiqi, 20 vjeç, lindur në Pajovë, Peqin dhe banues në Laprakë, Tiranë. Ky shtetas u arrestua në flagrancë pas një hetimi 6- mujor në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2018 për “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/b i Kodit Penal.

HETIMI

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pajisje kompjuterike dhe një telefon celular. Këto pajisje, pasi u këqyrën, rezultuan të përmbanin të dhëna të rëndësishme me interes për hetimin. Policia tha se nga verifikimet u gjetën 11 profile të rrjetit social “Facebook” me të dhëna të rreme, të cilat administroheshin dhe përdoreshin nga shtetasi Arben Bozhiqi. Gjatë këqyrjes së profileve, që administroheshin nga ky shtetas, u gjetën foto intime të vajzave të ndryshme, disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar, si dhe dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet marrjes së adresave të rrjeteve sociale të këtyre shtetaseve. /Panorama

 

Etiketa: Arben Bozhiqihakerlavazhier


Ju sugjerojmë

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

16 Shtator, 2025 8:02 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

16 Shtator, 2025 6:51 pm
Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve
Kryesore

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve

16 Shtator, 2025 6:11 pm
Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë
Kronikë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë

16 Shtator, 2025 4:36 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Caktohen kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve Parlamentare të PD

16 Shtator, 2025 3:10 pm
Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon
Kronikë

Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon

16 Shtator, 2025 2:48 pm
Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS
Kryesore

Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

16 Shtator, 2025 2:09 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

16 Shtator, 2025 1:23 pm
Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa
Aktualitet

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

16 Shtator, 2025 12:16 pm
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Kryesore

Këshilli i Imunitetit dhe i Legjislacionit, PD-PS përcaktojnë deputetët

16 Shtator, 2025 10:23 am
Para
Video/ Devis Xherahu “rrëzohet” nga karrigia

Video/ Devis Xherahu "rrëzohet" nga karrigia

Sulm me armë në qendër tregtare në Florida,dy të vdekur e disa të plagosur

Sulm me armë në qendër tregtare në Florida,dy të vdekur e disa të plagosur

E fundit/ Pikaset çantë me “lëndë shpërthyese” pranë Unazës së Re

E fundit/ Pikaset çantë me "lëndë shpërthyese" pranë Unazës së Re
















TE FUNDIT

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri
16 Shtator, 2025

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka thënë të martën se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
16 Shtator, 2025

Një mbledhje është thirrur ditën e nesërme në orën 17:00, ku anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i...

Lexo më shumë

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza
16 Shtator, 2025

Ushtria izraelite ka konfirmuar fillimin e ofensivës tokësore në Qytetin e Gazës. Pas urdhrit nga qeveria, trupat izraelite "kanë zgjeruar...

Lexo më shumë

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor
16 Shtator, 2025

Skuadra italiane e futbollit Crotone, që garon aktualisht në Serinë C, është vendosur nën administrim gjyqësor për një periudhë njëvjeçare,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com