Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Ja kush është djali i picierit shqiptar në krye të ISIS

2018/01/15 at 1:00 AM
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Profil/ Ja kush është djali i picierit shqiptar në krye të ISIS

“The Atlantic” ka botuar një speciale të gjatë për djalin e pronarit shqiptar të një picerie në New Jersey që është vënë në krye të Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut (ISIS). Ka pasur edhe raste të mëparshme shqiptarësh të përfshirë në terrorizëm dhe në radhët e ISIS, po asnjë nuk ka arritur në nivelin e Zulfi Hoxhës.


Hoxha njihet tani si një nga komandantët kryesorë të Shtetit Islamik dhe një nga fytyrat e përpjekjeve të grupit për rekrutim.

Sipas të dhënave federale, ai u largua nga SHBA në 6 prill 2015 dhe katër ditë më vonë ndodhej në një kamp stërvitor të ISIS. Për gjashtë muaj sipas disa zyrtarëve të rendit dhe sigurisë, ai ishte personazh në një video të tmerrshme, transmeton “Shekulli”.
Këto rrjete janë të rëndësishme për rekrutimin e të rinjve për t’u dërguar në Irak e Siri. Disa prej tyre, si Zulfiu janë lidhur nëpërmjet internetit dhe pastaj me anë të kontakteve të reja, lidhen me ndihmës të ISIS që i sigurojnë udhëtimin drejt Sirisë.

Sot, ISIS është duke humbur gjithnjë e më shumë terren dhe pyetja që vijon është ku do të shkojnë këta njerëz që po humbasin luftën?

Në maj 2017, zyra e medias së ISIS, në provincën Nineveh, në Irak lëshuan një video 45-minuta me titullin: “Ne do t’i kthejmë me siguri në rrugët tona”. Ashtu si shumë video nga ISIS edhe në këtë shfaqen disa luftëtarë vullnetarë nga vende të ndryshme. Një nga njerëzit e maskuar është një amerikan që e quan veten “Abu Hamza al-Amriki”.
Duke folur me theks amerikan, ai kritikon Amerikën dhe u bën thirrje besimtarëve në SHBA që të bëjnë sulme brenda vendit: “A nuk jeni në gjendje që t’ia ngulni thikën një kafiri? Ta hidhni poshtë nga një ndërtesë? Ta shtypni me makinë? Çlirojeni veten nga zjarri i Ferrit duke vrarë një kafir”.

Më pas ai tregon para kamerës disa raketahedhëse, prodhim amerikan, që thotë se ua kanë marrë grupeve të armatosura kurde dhe Shite pasi ISIS i ka mposhtur në fushë-betejë.

Pas një hetimi dyvjeçar të kuadrove amerikane që kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak, agjentët federal më në fund kanë zbuluar se Abu Hamza al-Amriki i videos është Zulfi Hoxha.

Në kohën e regjistrimit të videos Hoxha ishte rreth 25-vjeç. Duke qenë se ka shkuar në Siri më pak se tre vjet më parë, ngjitja e tij në krye të ISIS ka qenë shumë e shpejtë. Ai nuk dihet se ku ndodhet sot, por nisur nga videoja e majit 2017, duhet të ketë qenë në atë kohë në Irakun veriperëndimor.

Kjo është hera e parë që agjencitë amerikane të zbulimit arrijnë të gjejnë identitetin e një prej amerikanëve që janë shfaqur në videoklipet e propagandës së ISIS-it. Edhe kur zbulohen emra nuk është politikë e qeverisë amerikane që të bëjë publike emrat e luftëtarëve nga SHBA. Mirëpo, Zulfi Hoxha është rast më ndryshe për shkak të statusit të lartë që ka si komandant në ISIS.

Ai mund të ketë qenë personazhi edhe i një videoje në tetor 2015, në të cilën një amerikan ia pret kokën brutalisht një ushtari kurd të peshmergës, “për t’i dërguar mesazh Obamas”.

Ekspertët nuk e dinë se si ka mundësi që Zulfi Hoxha u ngjit kaq shpejt kaq lart në strukturën e hierarkisë së Shtetit Islamik. Ndoshta u ka lënë mbresë udhëheqësve të organizatës me gatishmërinë e tij për të marrë pjesë kaq shpejt në prerjen e kokës së një ushtari armik.

Ajo që dinë me shumë saktësi tani është se cilët njerëz e kanë ndihmuar për t’u larguar drejt Sirisë si dhe veprimtarinë e tij në rrjetet sociale ku ka shprehur dukshëm pikëpamjet e tij të skajshme në përkrahje të ISIS-it.

Etiketa: ISISZulfi Hoxha


Ju sugjerojmë

Pse Vuçiç dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?
Bota

Pse Vuçiç dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

27 Gusht, 2025 9:25 am
Protestuesit izraelitë i kërkojnë Qeverisë marrëveshje për lirim pengjesh
Bota

Protestuesit izraelitë i kërkojnë Qeverisë marrëveshje për lirim pengjesh

27 Gusht, 2025 8:46 am
Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
Bota

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

26 Gusht, 2025 10:36 pm
Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
Bota

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

26 Gusht, 2025 9:32 pm
Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit
Bota

Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit

26 Gusht, 2025 8:33 pm
Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi
Bota

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

26 Gusht, 2025 8:04 pm
Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë
Bota

Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

26 Gusht, 2025 7:34 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump parashikon përfundimin e luftës në Gaza brenda 3 javësh

26 Gusht, 2025 7:01 pm
Katari akuzon Izraelin se po përpiqet të “shtyjë” marrëveshjen e paqes
Bota

Katari akuzon Izraelin se po përpiqet të “shtyjë” marrëveshjen e paqes

26 Gusht, 2025 6:22 pm
25 shtete i përgjigjen tarifave të Trump, pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA
Bota

25 shtete i përgjigjen tarifave të Trump, pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA

26 Gusht, 2025 6:20 pm
Para
Rama poston video nga Ujësjellësi i Lezhës, komentuesit i kërkojnë llogari se nuk kanë bukë

Rama poston video nga Ujësjellësi i Lezhës, komentuesit i kërkojnë llogari se nuk kanë bukë

Ka një sekret në mënyrën se si flenë çiftet e lumtura

Çfarë pëlqejnë djemtë te vajzat, 3 tipare që ne i neglizhojmë

Ja “ilaçi” me kos e piper që zhduk zbokthin

Kjo bimë shqiptare parandalon rënien e flokëve
















TE FUNDIT

Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
27 Gusht, 2025

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200...

Lexo më shumë

Pse Vuçiç dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Pse Vuçiç dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?
27 Gusht, 2025

"Shpëtoji serbët, Trump" - kështu mund të përshkruhen shkurtimisht taktikat e politikës së jashtme të Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodikut....

Lexo më shumë

Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen 3 shtetas

Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen 3 shtetas
27 Gusht, 2025

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizoi tre operacione, të koduara “Operacionalja 61”, “62” dhe “63”, duke vënë...

Lexo më shumë

Protestuesit izraelitë i kërkojnë Qeverisë marrëveshje për lirim pengjesh

Protestuesit izraelitë i kërkojnë Qeverisë marrëveshje për lirim pengjesh
27 Gusht, 2025

Protestuesit izraelitë i kanë bllokuar rrugët në zonën komerciale të Tel Avivit dhe kanë mbajtur në duar flamuj me fotografitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com