Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Atentati te Rruga e Kavajës, kush është i plagosuri dhe si u akuzua me babain për prostitucion në vitin 2008

2016/08/22 at 9:22 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Atentati te Rruga e Kavajës, kush është i plagosuri dhe si u akuzua me babain për prostitucion në vitin 2008

Nelgert Pata, personi i cili ishte pre e një atentati ditën e djeshme pranë rrugës së Kavajës në Tiranë, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Sipas një verifikimi që ka bërë Opinion.al mbi jetëshkrimin e këtij shtetasi, bëhet me dije se në vitin 2008, Nelgert Pata së bashku më babain e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni.

Denoncimin ndaj tyre e ka bërë shtetasja Silvana K. nga Memaliaj me vendbanim në Gjermani e cila e pyetur në gjykatë për aktivitetin që kryenin Nelgert Pata atë kohë 24 vjeç dhe babai i tij Astrit Pata 50 vjeç, ka rrëfyer se në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere. Po sipas vajzës, Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi. Premtimet për të kaluar ditë të këndshme në shtetin fqinj, kishin rezultuan boshe.

Silvana K, thotë se Astrit Pata e kishte dërguar me dokumente false në Norvegji, ku atje e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjeç, i cili i kishte kërkuar të punonte në rrugë si prostitutë. Ajo nuk kishte pranuar, sikundër ka thënë në dëshminë e saj, por pas kërcënimeve të shumta, ju nënshtruar urdhërave. Sapo ka mundur të shpëtojë nga tutorët, vajza ka bërë denoncim ndaj tyre dhe ka rrëfyer me videokonferencë se nuk mund të jetonte dot me paratë e mishit të saj dhe tmerrin që ka përjetuar, teksa punonte në rrugët e Norvegjisë.

Për të vërtetuar thëniet e saj, ka udhëtuar drejt vendit nordik dhe pesëshja e gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, prokurori i çështjes si dhe një avokat mbrojtës. Të pandehurit Astrit dhe Nelgert Pata, akuzohen gjithashtu për trafikimin në tetor të 2005-ës të një tjetër gruaje, nënë e një fëmije. Sipas prokurorisë, ajo ishte njohur në Greqi me Nelgertin, i cili e kishte mashtruar se do t’i gjente një vend pune si kameriere në Norvegji. Por më pas, e kishte detyruar të dilte të prostituonte në rrugë. Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit 2006.

Etiketa: Astrit PataNelgert Pata

Ju sugjerojmë

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/Dështon konstituimi i Kuvendit, shkak mungesa e konsensusit për emrin e …

26 Gusht, 2025 4:27 pm
Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh
Bota

Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh

26 Gusht, 2025 3:57 pm
Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri

26 Gusht, 2025 3:26 pm
Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

26 Gusht, 2025 3:02 pm
Rama publikon pamjet: Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet

26 Gusht, 2025 2:41 pm
Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash
Aktualitet

Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash

26 Gusht, 2025 2:15 pm
Britania e Madhe merr masa për të trajtuar krimet e nderit kundër grave dhe vajzave
Bota

Britania e Madhe merr masa për të trajtuar krimet e nderit kundër grave dhe vajzave

26 Gusht, 2025 2:05 pm
Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër
Rajoni

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

26 Gusht, 2025 1:54 pm
Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri
Kryesore

Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri

26 Gusht, 2025 1:45 pm
Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës në krye të kuvendit: Fitore e injorancës!
Rajoni

Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës në krye të kuvendit: Fitore e injorancës!

26 Gusht, 2025 1:26 pm
Para
Glamour si Lori Hoxha (foto)

Foto/ Nervozohet Lori Hoxha, shihni si ofendon publikisht fansat

Atentati te Rruga e Kavajës/ Kush e liroi nga burgu?! Dje u qëllua me armë, në 2009 u dënua me 16 vite burg për prostitucion

Atentati te Rruga e Kavajës/ Kush e liroi nga burgu?! Dje u qëllua me armë, në 2009 u dënua me 16 vite burg për prostitucion

Foto/Eni Çobani fillon pushimet, buzët detit me kostum banjo 

Foto/ S'do ta besoni sa shumë është dobësuar Eni Çobani, pas shumë kritikash

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kosovë/Dështon konstituimi i Kuvendit, shkak mungesa e konsensusit për emrin e …

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
26 Gusht, 2025

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb. As...

Lexo më shumë

Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh

Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh
26 Gusht, 2025

Kompania gjermane Rheinmetall, një furnizues i sistemeve për industrinë e mbrojtjes, do të marrë pjesë në ndërtimin e dy fabrikave...

Lexo më shumë

Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri

Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri
26 Gusht, 2025

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali dhe pritet të ekstradohen në Shqipëri, si pjesë e një operacioni ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës
26 Gusht, 2025

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Dy...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com