Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil artisti – Renuar Locaj

2017/03/13 at 10:42 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Profil artisti – Renuar Locaj

Shënim i veçantë për një nga artistët e paktë të fotografisë në Shqipëri, një njohës unik i balancës së saktë në mes të së komplikuarës dhe të thjeshtës.


Nga Albatros Rexhaj

 

Artisti e mat botën jo nëpërmjet fokusit të aparatit fotografik,  por nëpërmjet ndjeshmërisë së syrit të tij. Kjo për arsye se akoma nuk është zbuluar një aparat që mund të rikrijojë ndjeshmërinë dhe finesën e syrit njerëzor, ndërkaq syri i një artisti është edhe më i rafinuar. Ky tip syri nuk mjaftohet vetëm me atë që kap shikimi i parë, por gërmon më thellë, si një tip rrezeje X që detekton potencialin dhe fuqinë e rrallë të transformimit që njerëz të caktuar mund ta kenë.

Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, jetojmë njëkohësisht në disa dimensione: këtë tonin ku frymojmë, pastaj dimensionin e asaj që projektojmë si botë të dëshirave dhe synimeve tona si dhe dimensionin e frikshëm të asaj ku trembemi se mund të na degdisë jeta. Syri i artistit të vërtetë të fotografisë i kap të tre këto dimensione dhe “gatuan” nga kjo fuqi e veçantë transformuese.

Në Shqipëri ka shumë fotografë, ka mjaftueshëm individë të shkathët, që me një aparat në dorë suksesshëm luajnë rolin e fashion photographers (për mua, një trend i çuditshëm në një vend që prodhon pak fashion) por ka fare pak artistë të fotografisë. Them fare pak, sepse më shumë ka gishta në njërën dorë sesa artistë të vërtetë të fotografisë. Renuar Locaj është njëri nga këta pak artistë, që me mënyrën e tij të punës simbolizon antitezën e të gjithë atyre fotografëve që bëjnë shumë zhurmë, jo rrallëherë duke u fshehur prapa namit apo bukurisë së një modele apo modeli të caktuar.

1

Si shumë artistë të tjerë, në kërkim të mbijetesës,  edhe Renuari bën kompromise, por atëherë kur ndihet mjaftueshëm i frymëzuar, është në gjendje që, me një CLICK të vetëm, të shpërfaqë tërë botën e brendshme të një personazhi. Dhe pikërisht në këtë detaj fshihet finesa dalluese në mes të një fotografi dhe një artisti të fotografisë: fotografi kap imazhin fizik, ndërkaq artisti i fotografisë skanon të padukshmen e brendshme të secilit nga ne. Dikush mund të thotë se kjo përbën thjesht një shkathtësi për shpërfaqje të karakterit njerëzor, por rasti i Renuarit është pak më shumë sa kaq.

Pos karakterit, syri i Renuarit kap edhe potencialin e fshehtë të personazhit, një mozaik pafund mundësish të transformimit, një cilësi e veçantë te ato modele që kanë brumë artisti dhe që mund të zbërthehet vetëm nëpërmjet syrit të një artisti tjetër. Syri i Renuarit është një shembull pothuajse didaktik i asaj se si duhet kundruar bukurinë e vërtetë: duke u përqendruar vetëm të vijat e fizikut të personazhit apo duke kërkuar që bukurisë fizike të mos i mohohet edhe komponenti shpirtëror, pasi që edhe laiku më i madh duhet ta dijë se fiziku, të qenët thjesht e bukur, nuk është një monedhë me vlerë jetëgjatë.

2

Fotografia artistike e Renuarit, atëherë kur ai është në ditët me hënë të mirë, përmban tërë alfabetin e gjuhës përshkruese të të gjitha ndjesive njerëzore, pastaj të gjuhës që shtjellon procese të ndryshme të perceptimit, duke filluar nga ato që syri i njeriut i kap me të parën e deri te ato detajet e fshehta që zbulohen pas një meditimi më të thellë, si dhe gjuhën e përshkrimit të raportit delikat në mes të të gjitha detajeve vizuale dhe efektit emocional që ato detaje ngacmojnë. Për mua, dy nga cilësitë me të veçanta të Renuarit janë shkathtësia e tij që ta balancojë saktë raportin në mes të së thjeshtës dhe të komplikuarës dhe përkushtimi pasionant që formën dhe vijat e modelit t’i mbajë në qendër të të gjithë fokusit të tij artistik, duke mos lejuar që vëmendja, as edhe për detajin më të vogël, të shpërqendrohet diku tjetër.

Për nevoja të këtij shkrimi do të dalloja editoralet e Renuarit me balerinën Klaudia Pepa, një shembull i mirë i fotografisë së tipit fine art  si dhe editorialin me piktoren dhe make up artisten Daniela Zeneli, një shembull i mirë i fotografisë së tipit beauty. Në bagazhin e tij artistik, Renuari ka edhe shumë punime të tjera, si p.sh portrete femrash dhe meshkujsh (Loreta Fishta, Franko Mulla, Firoalba Dizdari etj), ndërkaq së fundmi ka tejkaluar veten me një editorial të veçantë me modelen Dania Bazaiti.

4

Dania është e njohur për punë cilësore me fotografë të ndryshëm, por është pikërisht editorali i Renuarit, mënyra si Renuari ka zbërthyer botën e saj të brendshme, që shpërfaq, përtej çdo dyshimi artistik (dhe jo vetëm) se Dania Bazaiti është një personazh mistik, një nga ato tipat e rrallë të njerëzve esenca shpirtërore e të cilëve është e përbërë nga po të njëjtat fije delikate me të cilat është thurur edhe esenca e vetë universit. Dhe vetëm një sy artisti si syri i Renuarit ka mundur ta kapë këtë esencë, duke mos lejuar që fokusi i tij të shpërqendrohet në (këtë rast) detajet rrethanore të bukurisë fizike të Danias.

Këtë editorial, që kam pasur fatin ta shoh në një audiencë private, në muajin Prill, Renuari do ta bëjë publike për opinionin, nëpërmjet një dritareje të rëndësishme të fotografisë botërore, pas të cilit publikim do të nxjerr edhe shënimin tim të veçantë për këtë punë të jashtëzakonshme.

Dhe jam shumë i bindur se ky publikim në nivel botëror do të shënojë vetëm fillimin, si për Renuarin ashtu edhe për Danian!

(ky reflektim është krejtësisht personal)



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Foto/ Të panjohurat e Miss Albania ‘91, Valbona Selimllari as nuk ishte regjistruar

Foto/ Të panjohurat e Miss Albania ‘91, Valbona Selimllari as nuk ishte regjistruar

Procedura/ Si merret hipoteka për pallatet që kanë shkelur lejet e ndërtimit

Nëse ministrat lënë mandatet ja kush hyn në parlament

Manovra e KQZ/ Asgjë nuk e pengon Armando Prengën të jetë sërish në poste

Mandati/ Shtyhet seanca për Prengën në Gj.Lartë
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com