Bota

Profesori u vra për karikaturat e profetit, Macron: Ata nuk do të fitojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 17/10/20 |
Opi Nion

Franca u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku një profesor u ekzekutua në mënyrë makabre, me prerje koke, nga një person në rrethinat e Parisit.

Vrasja e profesorit lidhet me faktin se para pak ditësh ai kishte publikuar në klasë disa karikatura të profetit Muhamed, gjë e cila ka ngjallur zemërimin e një 18-vjeçari i cili e vrau me thikë duke thirr “Allah Akbar”.

Po ashtu, autori ka kërcënuar me thikë dhe efektivët e policisë, të cilët e qëlluan për vdekje. Pas verifikimeve, u konstatua se i riu kishte dhe një brez me eksploziv. Lidhur me krimin e rëndë ka reaguar dhe presidenti i Francës , Emmanuel Macron, duke e quajtur atë një sulm terrorist islamik.

Macron u shpreh se mësuesi u vra sepse ai “mësoi lirinë e shprehjes”. “Ata nuk do të fitojnë… Ne do të veprojmë”, tha presidenti.

Profesori i vrarë jepte lëndën e histori-gjeografisë në liceun e “Bois d’Aulne” në Conflans-Saint-Honorine. Disa ditë më parë ai raportohet të ketë nxjerrë disa karikatura të profetit Muhamed gjatë kursit për lirinë e të shprehurit.

Ngjarja ka shkuar dhe më tej pasi autori i vrasjes gjatë ndjekjes nga policia ka publikuar në rrjetet sociale imazhe nga ky akt i rëndë./ Opinion.al

Pas