Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profesori i Oksfordit Tariq Ramadan vjen në Tiranë, flet për islamin dhe ISIS: Ja pse muslimanët duhet të reformohen

2017/09/17 at 8:32 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Profesori i Oksfordit Tariq Ramadan vjen në Tiranë, flet për islamin dhe ISIS: Ja pse muslimanët duhet të reformohen

Muslimanët duhet të reformohen. Kështu është shprehur Tariq Ramadan, teolog, filozof, profesor në Oksford i cili pak kohë më parë ishte në Tiranë. Në një intervistë për gazetaren Joniada Koçi në televizionin Klan Plus, Ramadan shprehet: Muslimanët duhet të ndryshojmë mënyrën e të kuptuarit të shoqërisë, prioritetet, barazinë mes burrave dhe grave, etj.


Intervista e plotë



Gazetarja: Europa Perendimore po përballet me një seri aktesh terroriste dhe autorët kanë qenë të gjithë ekstremistë islamikë. Kjo i ka dhënë më shumë terren islamofobisë. A rrezikon besimi islam te identifikohet me krimin dhe dhunen ne kendveshtrimin e qytetareve te thjeshte?

-Faleminderit për ftesën në televizionin tuaj. Po, ka rrezik dhe në fakt kjo është duke ndodhur. Nëse i hidhni një sy shifrave për islamin në perëndim, për shembull në Europe, më shumë se 70 përqind e europianëve kanë një perceptim negativ të islamit, duke e lidhur atë me dhunën, por edhe me diskriminimin ndaj grave. Kështu që unë mendoj se në këtë aspekt kanë ndikuar shumë aktet e dhunës dhe ne si muslimanë europianë duhet të jemi shumë të qartë në lidhje me efektin që po sjellin këta njerëz. Ky nuk është mesazhi i islamit, por është kundër mesazheve të islamit dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë.

Gazetarja: Në fund të fundit, sa përgjegjëse është feja islame për këto krime, duke qenë se ata që shkrehin armën e bëjnë kete në emër të Allahut apo jo?

-Mendoj se ne nuk mund të themi se këta nuk kanë të bëjnë me islamin dhe muslimanët e tjerë, pasi këta njerëz paraqiten si muslimanë. Në të njëjtën kohë ata po citojnë vargje nga Kur’ani, duke thënë se ky është islami. Ajo që duhet të bëjmë ne këtë rast është të kundërpërgjigjemi, duke thënë se mënyra se si ata po i citojnë vargjet e Kur’anit dhe sesi po i referohen islamit është totalisht e mbrapshtë. Kështu që pjesa më e madhe e muslimanëve po thonë se DAESH, ISIL apo Boko Haram janë duke bërë diçka kundër parimeve të islamit. Si muslimanë ne duhet të kundërpërgjigjemi duke thënë se ato që po thonë nuk qëndrojnë. Dhe së dyti, ata janë vërtet muslimanëve, por po veprojnë kundër parimeve të islamit. Kështu që duhet t’u themi, ne nuk do t’ju përjashtojmë nga islami, por pjesa më e madhe e muslimanëve po u thotë atyre se jeni duke bërë gjëra që janë kundër islamit. Pra, nuk duhet të themi se kjo nuk ka të bëjë me islamin, por që e gjitha kjo bëhet kundër parimeve të islamit nga muslimanë që nuk po sillen siç duhet të sillen muslimanët.

Gazetarja: Terrorizmi dhe vala e madhe e refugjatëve që kanë mbërritur në Europë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë fuqizuar politikën ekstremiste që kërkon pushtet me premtimin e dëbimit të refugjatëve. Si e shikoni të ardhmen e Europës, a rrezikojmë të rikthehemi nga muret ndarëse të komunizmit tek muret ndarëse të fesë?

-Kjo është një pyetje me vend. Pasi unë mendoj se ajo që po ndodh sot ka të bëjë me perceptimin se ne duhet të mbrojmë veten nga feja, ndërkohë që dje ekzistonte ndarja mes Europës perendimore dhe vendeve komuniste. Ne duhet të jemi të qartë: Europa duhet të ruajë parimet e saj. Ne duhet t’i mikpresim refugjatët dhe emigrantët, kur ata po përpiqen të largohet nga dhuna. Kjo është përgjegjësia jonë. Prandaj Europa është Europë. Ajo nuk duhet të sillet në kundërshtim me parimet e saj. Duhet të jemi të qartë se jemi kundër terroristëve, por për të drejtat e njeriut, jemi për njerëzimin. Mendoj se disa parti populiste, të ekstremit të djathtë po përpiqen t’i ngatërrojnë gjërat, dukë thënë se këta emigrantë mund të jetë ekstremistë të dhunshëm dhe terroristë. U duhet thënë jo, shumica më e madhe e atyre janë viktima dhe për këtë duhen mirëpritur.

Gazetarja: Sa reale e shikoni teorinë e përpasjes mes qytetërimeve që paralajmërohet nga shumë studiues, Hantingtoni psh?

-Ne jemi të gjithë kundër përplasjes së qytetërimeve, por nëse shihni faktet në terren duket sikur perëndimi i është kundërvënë islamit dhe në anën tjetër janë muslimanët kundër perëndimit. Ne duhet të themi se ky nuk është në të vërtetë realiteti. Kemi shumë muslimanë në perëndim që janë pjesë e civilizimit perëndimor, ndërkohë që shumë gjëra po vijnë nga perëndimi në realitetin islamik. Kështu që kjo teza e përplasjes së qytetërimeve, është diçka që duhet ta luftojmë, duhet ta refuzojmë. Kjo është një logjikë konfrontimi, ndërsa ne na duhet logjika e partneritetit, e respektit të ndërsjelltë. Duhet të kuptojmë se ka shumë nga perëndimi në islam dhe shumë nga islami në perëndim.

Gazetarja: Ne librin tuaj te fundit te publikuar ne mars, ju sugjeroni se muslimanet duhet te reformohen. Cilat jane pak a shume tezat tuaja ne kete drejtim?

Muslimanët duhet të reformohen. Muslimanët duhet të reformojnë mënyrën e të kuptuarit të gjërave. Duhet t’i kthehen Kur’anit dhe vargjeve profetike dhe të rilexojnë tekstet. Ato nuk do të ndryshojnë, por ne duhet të ndryshojmë mendjet e muslimanëve. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të kuptuarit të shoqërisë, prioritetet në shoqërinë tonë, lirinë, përgjegjësinë, barazinë mes burrave dhe grave, të gjitha porositë e Profetit Muhamed.

Gazetarja : Shqiperia eshte nje nga vendet e perdorura shpesh si shembull i bashkejeteses mes feve. Por perseri vendi yne, ashtu si Kosova e Maqedonia nuk mbeti i paprekur nga radikalizmi. Shume qytetare rane pre e propagandes duke iu bashkuar IS. Cfare duhet bere per te luftuar radikalizmin kur ai endse nuk është bërë një problem madhor?

Mendoj se kjo është një pyetje e rëndësishme. Unë jam Europian. Kam ardhur këtu në Tiranë dhe jam takuar me muslimanët shqiptarë, por edhe me qytetarë të besimeve të tjera, duke u thënë se “Ju keni një përgjegjësi të madhe.” Duhet të tregoni se mund të jeni në të njëjtën kohë tërësisht europianë dhe tërësisht muslimanë dhe kjo nuk është një kontradiktë. Ne duhet t’ia tregojmë këtë histori të tjerëve dhe nuk duhet të lejojmë që më të rinjtë të bëhen pre e propagandës në internet dhe të instrumentalizohen. Duhet të arsimohemi më shumë për lirinë dhe transparencën, për mënyrën e të kuptuarit drejt të fesë sonë. Nëse ne nuk e bëjmë këtë ditë pas dite, njerëzit do të shohin ato që ndodhin dhe vijnë nga interneti, ashtu siç po ndodh sot në Francë. E vetmja mënyrë për tí bërë rezistencë radikalizimit dhe ekstremizmit është arsimimi. Arsimoheni njerëzit, krijojini mundësi të mësojnë më shumë për fenë, pa patur shumë rëndësi nëse janë nga Shqipëria, janë nga Kosova apo nga Maqedonia. Ata janë muslimanë dhe nuk ka asgjë të keqe. Bëjini të ndihen mirë këtu dhe ata nuk do të shkojnë në luftë atje.

Gazetarja : Një pyetje për Sirinë, plagën më të madhe që kullon sot në botë. Mendoni se ai vend është ende në luftë civile apo është bërë tashmë një arenë ku po ndeshen elefantët? Si e mendoni Lindjen e Mesme postsiriane?

-Pyetja juaj është e ndërtuar drejt. Pasi kemi një luftë civile sociale në nivel lokal, pra është një luftë civile në Siri. Por jo vetëm në këtë nivel. Pas luftës civile në nivel lokal në Siri mes qeverisë së diktatorit Bashar al Asad dhe njerëzve që i bëjnë rezistencë atij, janë elefantët, siç ju i quajtët, fuqitë e mëdha, që po luajnë mes tyre, duke përfituar nga situata në rajon për arsye të ndryshme, gjeostrategjike, ekonomike. Ka një lojë mes amerikanëve dhe rusëve për shembull. E kam thënë këtë që në 2011, ata bien dakord për të mos rënë dakord, duke e mbajtur të hapur konfliktin. Edhe pse njerëzit po vdesin gjithnjë e më shumë çdo ditë, ata po bëjnë para duke shitur armë. Duhet të jemi seriozë për këtë. Ne duam lirinë e sirianëve dhe nuk duam që fuqitë e mëdha të luajnë me njerëzit, me jetën e civilëve të pafajshëm në Siri dhe në Irak duke gjetur marrëveshje mes tyre. Duhet të jemi të qartë për këtë, është diçka më e madhe sesa sirianët që po vrasin njeri-tjetrin, janë fuqitë e mëdha që po luajnë me njëra-tjetrën me jetët e sirianëve dhe irakenëve të pafajshëm. /Opinion.al

*Tariq Ramadan, është cilësuar si një ndër 100 njerëzit më me influence në botë.



Ju sugjerojmë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
Para
Berisha flet hapur kundër “listës Basha”/ Nuk ishte listë e PD, Basha pati këshilltarë mizerabel

Berisha: Ju tregoj kush e shembi kullën e Prek Calit dhe dy fjalë për klikën shqiptaro-serbe

U godit me thikë, vdes në spital 46-vjeçari

Erdhen për fundjavë, 15 kosovarë përfundojnë në spitalin e Durrësit

Demiraj flet bën bilancin/ Ja çfarë thotë për drogën në Shqipëri dhe sa tonë është kapur

Ish-ministri: Çfarë pashë me sytë e mi në Policinë e Shtetit
















TE FUNDIT

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com