Kryeministri Rama ka marrë një tjetër “shpullë” në lidhje me qëndrimin që ai mbajti pas ngjarjeve të djeshme në rrugën e Kombit, ku protestuesit shkatërruan pikat e tarifimit të rrugës të vendosura nga konceisionari. Hysamedin Feraj, profesor i Filozofisë shkruan në një postim në profilin e tij në fcb se: “Sipas mendjes po aq të vogël saç është e madhe pasuria materiale e Edi Ramës, rrëzimi i Murit të Berlinit del të ketë qenë akt barbar dhe vandal, sepse muri ishte pronë publike, i ndërtuar nga shteti, me paratë e taksapaguesve, etj”
Më poshtë profesor Ferraj shkruan se shembja e monumentit të Enver Hoxhës del që të ketë qenë akt vandal dhe shton se mendimi i Ramës është aq i mangët se e ka bërë të mangët vetë shtetin shqiptar.
Postim i plotë
Sipas mendjes po aq të vogël saç është e madhe pasuria materiale e Edi Ramës, rrëzimi i Murit të Berlinit del të ketë qenë akt barbar dhe vandal, sepse muri ishte pronë publike, i ndërtuar nga shteti, me paratë e taksapaguesve, etj.
Shembja e monumentit të Enver Hoxhës del të ketë qenë akt vandal i barbarëve sepse ishte monument publik, i ndērtuar me … etj.
Mendimi i Ramës është aq i mangët sa e ka bërë të mangët vetë shtetin shqiptar.
Dilema është, nëse më lehtë sillet mendja në kryet e Edit, apo hiqet Rama nga kryet e shtetit.