Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profesori amerikan flet për tërmetin në Shqipëri

2019/11/28 at 7:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Profesori amerikan flet për tërmetin në Shqipëri

Profesor Ross Stein, drejtor ekzekutiv i kompanisë Temblor Incorporated, thotë se tërmetet nuk mund të parashikohen por në vend të kësaj është e nevojshme të përcaktohen prioritetet për mbrojtjen nga tërmetet.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Profesor Stein tha se rajonet rreth Tiranës dhe ato përgjatë bregdetit të Shqipërisë kanë rrezikun më të madh dhe janë zonat ku duhet përqendruar vemendja. Puna e kompanisë Temblor në Shqipëri dhe Ballkan financohet nga zyra amerikane e ndihmës për fatkeqësitë ndërkombëtare.

Profesor Stein, a ishte tërmeti në Shqipëri diçka që shkencëtarët e kishin parashikuar në një farë mënyre?

Profesor Ross Stein: Në një kuptim të gjerë, po. Nga pikëpamja sizmike, kjo është pjesa më aktive e rajonit të Ballkanit dhe në fakt ka një histori tërmetesh më të mëdha e më të shpeshta, edhe më të shpeshta se sa Italia. Për nga aktiviteti vjen ndoshta vetëm pas Greqisë veriore në Evropë.

Si do ta krahasonit tërmetin e tanishëm me tërmetet që kanë goditur Ballkanin në të kaluarën?

Profesor Ross Stein: Natyrisht, tërmeti i vitit 1963 që goditi Shkupin, rreth 165 kilometra në lindje të këtij tërmeti, ishte shumë më shkatërrimtar megjithëse ishte mjaft më i vogël. Ai ishte sa një e pesta në përmasa, por mori 10 herë më shumë jetë dhe pothuajse e shkatërroi plotësisht Shkupin. Pra, fatmirësisht, ky tërmet, ndonëse më i madh, bëri më pak dëme, ndoshta sepse ishte më larg qëndrave të mëdha të banuara.

A ka Shqipëria një histori të pasur me tërmete?

Profesor Ross Stein: Shqipëria ka qenë mjaft aktive gjatë kohërave dhe ekzistojnë të dhëna për tërmete që datojnë nga viti 1000 i Erës Sonë, të cilët tregojnë se ky është një rajon ku, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, mund të presim tërmete të mëdhenj në të ardhmen.

Çfarë tregojnë rrudhat e terrenit apo vijat tektonike që përshkojnë këtë rajon?

Profesor Ross Stein: Më lejoni të kthhem pak prapa. Arësyeja që Shqipëria është kaq e bukur është sepse ajo ka një topografi të mrekullueshme me kodra dhe lugina dhe kjo ndodh nga që rajoni ka pësuar shtypje nga lindja dhe perëndimi. Është njëlloj si një qilim, që kur e shtyn nga të dyja anët, ai krijon rrudha. Këto janë ishujt e Kroacisë dhe kodrat apo luginat e Shqipërisë. I tërë rajoni është i shtypur dhe janë krijuar linja tektonike poshtë shumë prej këtyre rrudhave, duke përfshirë atë që u trondit disa ditë më parë.

Besoj se këto janë shenja shumë të rëndësishme për të kuptuar se çfarë mund të sjellë e ardhmja për Shqipërinë, apo jo?

Profesor Ross Stein: E vërtetë. Shkencëtarët kanë kuptuar relativisht vonë se këto rrudha mund të fshehin linjat aktive tektonike poshtë tyre. Pra, këto tërmete ndodhin përgjatë një rrudhe që vjen duke u ngritur me një gjatësi prej rreth 100 kilometrash. Kjo rrudhë fsheh linjën tektonike poshtë saj. Gjatë 10 viteve të fundit, gjeologët kanë filluar të bëjnë hartat e këtyre rrudhave, për të gjetur me përafërsi vendndodhjen e linjave tektonike, gjë na lejon të shpjegojmë më mirë tërmetet që historikisht kanë goditur rajonin dhe të parashikojmë më saktë se ku mund të ndodhin ato në të ardhmen në një kuptim të gjerë.

 Ju thoni “në një kuptim të gjerë”, por njerëzit duan të dinë se kur do të ndodhë tërmeti i radhës. Kjo është një pyetje mjaft e zakonshme që bëhet sot në Shqipëri.

Profesor Ross Stein: Dhe kjo është një pyetje që bëhet kudo. Shpresoj që shkencëtarët të mund të ndihmojnë ose të parashikojnë tërmetin tjetër. Por ne nuk mundemi. Ka një variacion tepër të madh sa i përket përmasave, periudhës nga njëri tërmet te tjetri. Në një farë mënyre, tërmetet ndodhin në mënyrë rastësore në gjithë globin tonë dhe jo rregullisht. Prandaj, asgjë nga ato që kemi gjetur nuk na zbulon se kur do të ndodhë tërmeti tjetër. Edhe ky tërmet u parapri nga 4 ose 5 paragoditje. Ju mund të pyeni: Nëse kishte paragoditje, përse të mos e parashikojmë tërmetin e madh? Mirëpo, nëse shohim këto paragoditje, atë i ngjajnë çdo tërmeti tjetër. Në vend të kësaj, ajo që mund të bëjmë ne është të flasim se cilat janë zonat më të rrezikuara në Shqipëri dhe si duhet t’i ndërtojmë prioritetet për mbrojtjen nga tërmetet. Rajoni rreth Tiranës dhe ato përgjatë bregdetit të Shqipërisë kanë rrezikun më të madh dhe kjo na tregon se pikërisht këtu duhet të përqendrojmë vemendjen tonë.

Si i shpjegoni kaq shumë pasgoditje? A mund të pritet që ndonjëra nga këto pasgoditje të jetë aq e madhe sa të sjellë të njëjtën shkallë shkatërrimi?

Profesor Ross Stein: Kjo është një pyetje e rëndësishme. Nuk është e pazakontë që pas një tërmeti të madh të vijë një tjetër, siç ndodhi me tërmetin e Izmitit në 1999. Prandaj ne duhet t’i themi vetes: Edhe pse ndodhi ky tërmet, rreziku nuk është pakësuar. Në fakt rreziku është shtuar për një fare periudhe të rëndësishme kohe.

Dhe natyrisht pyetja është se për çfarë periudhe kohe bëhet fjalë. Njerëzit duan të dinë. Pyetja tani për tani është nëse duhet të kthehen nëpër shtëpitë e tyre apo të qëndrojnë jashtë dhe të presin deri sa të ndërtohen banesa më të mira.

Profesor Ross Stein: Kjo është një pyetje me shumë rëndësi dhe përgjigja varet nga cilësitë e ndërtesave, sa të forta janë ato. Përgjigja e shkurtër është: Sa më gjatë të qëndrosh jashtë një ndërtese të dobët, aq më mirë. Nuk mund të ketë një moment kur shkencëtarët të thonë: Në rregull, rreziku tani ka kaluar. Rreziku do kohë që të kalojë, kjo kohë mund të jetë një dekadë por mund të shkojë deri në 100 vjet. Këshilla ime është: Ajo që duhet të bëjnë njerëzit tani është të marrin specialistë për të inspektuar ndërtesat e tyre. Nëse cilësia e ndërtimit është e mirë, kthimi nëpër banesa është ndoshta gjëja më e sigurtë. Përndryshe, nëse ndërtesa është e dobësuar, duhet qëndruar jashtë sepse ekziston rreziku që ajo të shembet nga një pasgoditje./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Para
“Më lini të vdes në krahët e vajzës”

“Më lini të vdes në krahët e vajzës”

Rëndohet bilanci i viktimave, Ministria e Mbrojtjes publikon listën

Rëndohet bilanci i viktimave, Ministria e Mbrojtjes publikon listën

Reshjet e shiut përmbytin çadrat e të mbijetuarve nga tërmeti

Reshjet e shiut përmbytin çadrat e të mbijetuarve nga tërmeti
















TE FUNDIT

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
28 Janar, 2026

Vilma Dafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë,...

Lexo më shumë

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
28 Janar, 2026

Piktori Helidon Haliti ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përvojën e tij personale me mbipeshën dhe se si ka arritur të...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
28 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t'i shfuqizuar masën e "arerstit në burg". Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit...

Lexo më shumë

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
28 Janar, 2026

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com