Producenti i famshëm britanik, Tim Bevan së bashku me familjen, ditën e sotme, ka vizituar qytetin antik të Butrintit. Ai është shoqëruar nga Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare. Mësohet se Bevan ka qëndruar vetëm pak orë dhe më pas është larguar nga Shqipëria.
Tim Bevan është një prodhues i njohur filmash britanik. Në vitet 1980 themeloi Working Title Films së bashku me Sarah Radclyffe dhe Graham Bradstreet. Në mesin e më shumë se 40 filmave të Bevan si producent ose producent ekzekutiv janë: Moonlight and Valentino, Fargo, O Brother, Ëhere Art Thou?, The Guru, Captain Corelli’s Mandolin, Love Actually, Notting Hill, Elizabeth, Bridget Jones’s Diary, Nixon.
Në vitin 1999, “Working Title Films“, nënshkroi një marrëveshje me Universal Studios.
Filmat:
Tinker Tailor Soldier Spy (2011)
The Secrets (2014)
Trash (2014)
The Theory of Everything (2014)
Everest (2015)
London Spy (2015)
Hail, Caesar! (2016)
The Danish Girl (2016)
Bridget Jones’s Baby (2016)
Awards and honours
Tim Bevan është fitues i dy çmimeve:
2005 Komandant i Urdhërit të Mbretërisë Britanike
2013 Doktor Honoris Causa nga Universiteti i York-ut