Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht dy persona, si dhe ka bllokuar një punishte artizanale, pasi në të prodhoheshin lëndë piroteknike e fishekzjarre me fuqi te larte shperthyese.
U procedua penalisht shtetasi K.K, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Në cilësinë e provës materiale në dyqanin e tij u sekuestruan një sasi fishekzjarresh dhe lëndësh piroteknike.
Gjithashtu u procedua penalisht dhe shtetasi A.K për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“.
Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armëve te gjuetisë. Saçmat përgatiteshin në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, që u bllokua në cilësinë e provës materiale./Opinion.al