Bota

Prodhon një në pesë doreza mbrojtëse në botë, kompania vuan për punëtorë


               Publikuar në : 14:05 - 01/04/20 |
Al Do

Prodhuesi më i madh në botë i dorezave mjekësore po vuan nga mungesa e punëtorëve ndërsa përpiqet të përmbushë një rritje të madhe të kërkesës, me vendet që funksionojnë teksa vendet e botës përballen me rezerva të ulëta të pajisjeve mbrojtëse personale për shkak të pandemisë Covid-19.

Kompania Top Glove e Malajzisë prodhon një nga çdo pesë doreza në botë. Përfaqësues të saj kanë thënë për Reuters se duhet të rekrutojnë urgjentisht deri në 700 punonjës të tjerë pasi porositë në javët e kaluara janë dyfishuar.

Kompania thotë se nuk do të jetë në gjendje të përmbushë të gjithë kërkesën e rritur, dhe vështirësia për të rekrutuar punëtorë të rinj mund ta bëjë krijojë probleme në shtimin e shpejtë të linjave të prodhimit.

Rekrutimi në punë është penguar nga frenimi i udhëtimeve në Malajzi që vazhdon prej një muaji si dhe vështirësitë në ardhjen e punëtorëve nga vende të tilla si Nepal, i cili është vendi kryesor nga rekruton punëtorë kompania. Një komb relativisht i industrializuar me 32 milion banorë, Malajzia mbështetet shumë në punën e vendeve të Azisë Jugore.

“Ne po përjetonim një mungesë të punëtorëve që në fillim të vitit, e cila tani është bërë më serioze pas zbatimit të urdhrit të kontrollit të lëvizjes së Malajzisë”, tha për Reuters kryetari ekzekutiv i firmës Lim Wee Chai.

“Për momentin, për shkak të rritjes së kërkesës, ne kërkojmë punëtorë të pakualifikuar, veçanërisht të shpejtojmë procesin e paketimit dhe të testimit të cilësisë, në mënyrë që prodhimi të dërgohet shpejt te klientët tanë.”, shtoi ai. /Opinion.al

Pas