Aktualitet

Procesi i rivlerësimit të pasurive, Artan Lame: Shteti përfitoi 12.7 miliardë Lekë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 27/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame ka dhënë këtë të shtunë detaje për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Në një deklaratë për mediat, Lame u shpreh se ky proces përfundoi afatin në 2 gusht. Po ashtu ai bëri të ditur se u përfshinë 168 200 pasuri dhe morën rivlerësimin 113 mijë familje.

Ata që morën rivlerësimin janë 113 mijë familje. Gjithashtu mbetën dhe 398 familje, pasuri, për të cilët nuk u “përfundua procesi i rivlerësimit në ditën e fundit, në datë 2 Gusht. Rekordin e mban Tirana me një shifër të paimagjinueshme, 47293 rivlerësime të kryer. Kjo tregon dhe për zhvillimin e qytetit dhe bumin e transaksioneve në qytet. Vendin e fundit e mban Hasi me 35 rivlerësime- tha Lame”.

Ndër të tjera Lame bëri me dje se procesi i rivlerësimit të pronave i dha buxhetit të shtetit 12.7 miliardë Lekë.

Procesi dha në buxhetin e shtetit 12.7 miliardë Lekë, rreth 110 milionë Dollarë. Është një shifër që tejkalon shifër të proceseve të viteve të mëparshëm”, u shpreh Artan Lame.

 

Pas