U mbajt sot Samiti i Berlinit, ku kancelari Olaf Scholz priti liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në përfundim të Samitit është nënshkruar marrëveshja e shumëpritur në Samitin e Procesit të Berlinit, me rastin e 10-vjetorit, për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nën kujdesin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, 6 liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor u rreshtuan në tavolinën ovale për të firmosur marrëveshjen, mes tyre i pari edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Nënshkrimi vjen në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, ndërsa pjesë e takimit ishte edhe kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.