Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Proçesi hetimor mbi presidentin Trump, fillojnë seancat publike

2019/11/13 at 7:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Proçesi hetimor mbi presidentin Trump, fillojnë seancat publike

Dy figura qendrore në procesin hetimor mbi Presidentin Trump po ofrojnë sot për të dytën herë variantin e tyre të ngjarjeve në dëshmi para ligjvënësve. Dëshmitë e tyre janë të parat që bëhen në seanca publike në kuadër të hetimeve që mund të çojnë në procesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, George Kent dhe Ambasadori amerikan në Ukrainë, William Taylor po u përgjigjen pyetjeve të ligjvënësve lidhur me kontaktet e presidentit me udhëheqësin ukrainas, të cilat sipas demokratëve përbëjnë shkelje të autoritetit për përfitim politik personal.


Kjo është hera e dytë që Ambasadori Taylor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Kent dëshmojnë para ligjvënësve në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin. Por për herë të parë ata japin dëshmi në seanca me dyer të hapura, pas këmbënguljes së republikanëve se demokratët po zhvillonin hetime në fshehtësi.

Amerikanët tani po ndjekin direkt dëshmitë e dy zyrtarëve të lartë me njohuri konkrete mbi kontaktet e Presidentit Trump dhe përfaqësuesve të tij me udhëheqjen ukrainase dhe interpretimin e këtyre kontakteve nga dy figurat e larta në administratë. Republikanët kishin insistuar që seancat të zhvilloheshin me dyer të hapura për të nxjerrë zbuluar një proces që ata dhe presidenti e kanë akuzuar si “një gjueti shtrigash me motive politike”.

Demokratët, nga ana e tyre, shpresojnë se duke dëgjuar dëshmitë direkte nga goja e zyrtarëve që ishin të pranishëm gjatë shkëmbimeve, do të binden se bëhet fjalë për shkelje autoriteti nga ana e presidentit, me qëllimin që të godiste demokratët, në veçanti rivalin politik, Joe Biden.

Të dy ata në dëshminë e tyre shprehën shqetësim të qartë lidhur me presionin ndaj Ukrainës duke pezulluar ndihmat dhe për praktikat e ndjekura në kontaktet me udhëheqjen ukrainase, që anashkalonte linjat zyrtare të komunikimit.

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, George Kent, foli për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në Ukrainë, por ai u shpreh kritik ndaj praktikave të ndjekura, të cilat janë në qendër të hetimeve dhe që ai i përshkroi si akte që minojnë sundimin e ligjit:

“Bazuar në parimet e përgjithshme, nuk besoj që Shtetet e Bashkuara duhet t’u kërkojnë vendeve të tjera të angazhohen në hetime apo ndjekje penale të përzgjedhura dhe me ngjyrim politik, kundër kundërshtarëve të atyre që janë në pushtet, pasi akte të tilla të specifikuar minojnë shtetin ligjor, pavarësisht se me cilin vend bëhet kjo tentative”.

Zoti Kent foli për Burismën dhe shqetësimet që kishin pasur zyrtarët amerikanë për korrupsion nga drejtuesi i kësaj kompanie, si dhe problemin e përfshirjes në bordin drejtues të kësaj kompanie të djalit të ish-nënpresidentit Biden. Por ai nënvizoi se hetimet lidhur me shqetësimet për korrupsion duhet të zhvillohen nga institucione ligjore, dhe jo përmes presionit nga zyrtarë individualë.

Në mbyllje të dëshmisë së tij ai veçoi shqetësimet lidhur me veprimet e zotit Rudy Giuliani për të diskredituar, siç e përshkroi ai, diplomatë amerikanë, dhe shprehu tronditjen që tha se kishte ndjerë kur këto përpjekje çuan në largimin nga detyra të ambasadores amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch.

Zonja Yovanovitch është një ndër zyrtarët e tjerë të thirrur për të dëshmuar gjatë javës.

Shqetësimeve të ngritura nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit George Kent u bëri jehonë edhe ambasadori amerikan në Ukrainë, William Taylor, i cili e mori fjalën më pas. Ai u shpreh kritik ndaj presionit që i ishte bërë udhëheqjes së Ukrainës nga kanale jo-zyrtare komunikimesh, që anashkalonin institucionet e rregullta:

“Po ballafaqohesha me një linjë jo-zyrtare, të parregullt komunikimesh lidhur me Ukrainën, që nuk jepte llogari para Kongresit, një linjë që nuk respektonte praktikat e komunikimit përmes Departamentit të Shtetit. U bëra gjithnjë e më i shqetësuar nga operimet e kësaj linje që përfshinte përfaqësuesin e Presidentit Trump për Ukrainën, Kurt Volker, Ambasadorin amerikan në BE, Gordon Sondland, Sekretarin e Energjetikës, Rick Perry, zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney dhe avokatin personal të presidentit Rudy Giuliani”.

Zoti Taylor vazhdoi të jepte hollësi të bisedave dhe shkëmbimeve si brenda zyrtarëve në këtë linjë komunikimesh si dhe kërkesave që ata u kishin përcjellë udhëheqjes së Ukrainës. “U shqetësova,” shprehet zoti Taylor, “pasi linja e parregullt apo jozyrtare, po vepronte në kundërshtim me interesat e politikës së jashtme amerikane kundrejt Ukrainës”. Ai përmendi se këto akte e kishin shtyrë deri pranë dorëheqjes.

Diplomati William Taylor, përmendi një telefonatë mes Presidentit Trump dhe ambasadorit amerikan në BE, Gordon Sondland, të cilën e kishte dëgjuar një ndihmës i Ambasadorit Taylor. Sipas ndihmës, tha zoti Taylor, presidenti ishte shprehur se ishte më i interesuar për hetimet lidhur me demokratin Joe Biden se sa për Ukrainën.

Zoti Taylor tha se kishte mësuar për këtë telefonatë pas dëshmisë që kishte dhënë më 22 tetor.

Dy figurat e thirrura për të dëshmuar sot do të vazhdojnë t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të komisionit në orët e ardhshme.

Në qendër të debatit është telefonata e 25 korrikut mes zotit Trump dhe homologut ukrainas, Volodimir Zelenski, të cilit presidenti amerikan i kërkoi të hapte hetime mbi pretendentin demokrat në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, punësimin e të birit, Hunter Biden në një kompani energjetike ukrainase si dhe teorinë, tashmë të rrëzuar, se Ukraina kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të 2016. Në momentin e telefonatës presidenti kishte ngrirë 391 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën./VOA

Etiketa: DEMOKRATdeshmitrump


Ju sugjerojmë

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
-U tha në Opinion

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

22 Janar, 2026 10:24 pm
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
-U tha në Opinion

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar, 2026 9:48 pm
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
-U tha në Opinion

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

22 Janar, 2026 9:44 pm
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar, 2026 9:19 pm
Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha
-U tha në Opinion

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

22 Janar, 2026 9:16 pm
Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Rajoni

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

22 Janar, 2026 8:35 pm
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

22 Janar, 2026 7:18 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

22 Janar, 2026 7:08 pm
SHBA del zyrtarisht nga OBSH
Bota

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

22 Janar, 2026 5:30 pm
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
Bota

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

22 Janar, 2026 4:31 pm
Para
Përplasja në “Astir”/ Kryemadhi: Dhunuesit do përgjigjen para drejtësisë

Përplasja në “Astir”/ Kryemadhi: Dhunuesit do përgjigjen para drejtësisë

Agim Kajmaku negocion për dorëzimin, çfarë përfiton?

Agim Kajmaku negocion për dorëzimin, çfarë përfiton?

Kjo video i futi të gjithë në dyshime, a është fejuar Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez rrëfen si e ngacmoi seksualisht regjisori në takimin e parë
















TE FUNDIT

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
22 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet...

Lexo më shumë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
22 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet...

Lexo më shumë

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
22 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin...

Lexo më shumë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
22 Janar, 2026

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com