Gjykata Speciale ka bastisur banesën e një tjetër ish-këshilltari të Hashim Thaçit.
Ata kanë “zbarkuar” në shtëpin e Ismail Sylës mëngjesin e sotëm.
Operacioni po zhvillohet nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara dhe po mbështetet nga policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.
Specialja po ashtu gjatë këtyre dy ditëve të kaluara ka bastisur shtëpitë e tre ish-këshilltarëve të tjerë të Hashim Thaçit, Artan Behrami, Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj.
Bastisjet lidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.