-U tha në Opinion

Procedura/ Si garantohet që banesa është e sigurt. Gazetari tregon…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:25 - 09/12/19 |
Geljano Fataj

A kanë përgjegjës godinat e shembura gjatë tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona? Është kjo një pyetje që së fundi gjithmonë e më tepër po artikulohet mes qytetarëve shqiptarë e po bëhet prezente në rrjetet sociale, ndërsa më shumë se 2 javë pas ngjarjes së rëndë, Shqipëria përpiqet të rekuperojë dëmet dhe kur ende nuk ka asnjë person të ndaluar apo shoqëruar lidhur me shkaqet e dëmtimit të disa objekteve.

Ndërtues, projektues, investitorë, zyrtarë lokalë tashmë duket se të gjithë kanë pjesën e përgjegjësisë në sistemin e ndërtimit që duket se në zinxhirin e tij ka çaluar në disa elementë.

Por si bëhet koalidimi i një ndërtese?  Në rastin e godinave private
Projekti porositet (kontraktohet) nga kompani private (KP) dhe realizohet nga një kompaniprivate e licencuar në fushën e projektimit përkatës. Supervizioni porositet (kontraktohet) nga kompani private (KP) dhe realizohet nga një kompani private e licencuar në fushën e mbikëqyrjes.

Kolaudimi porositet (kontraktohet) nga kompani private (KP) dhe realizohet nga një kompani private e licencuar në fushën e kolaudimit. Kolaudatori harton raportin e kolaudimit i cili firmose nga KP, Projektuesi, Supervizori

Kompani Private (KP) duhet të paraqesë dokumentacionin pranë bashkisë përkatëse për marrjen e lejes se shfrytëzimit te objektit. Lejen e Shfrytëzimit e jep Bashkia ne territorin e të cilit është ndërtesa.

Zëvendës ministri Artan Shkreli, i ftuar në emisionin Opinion tha se shteti nuk bën koalidimin.

“Koloaudsët duhet të ketë përgjegjësinë e vetë. Nuk ka raste dënimesh penale, por di që iu hiqet licenca për disa muaj”, tha zëvendësministri.

Nga ana tjetër gazetari Mentor Kikia tregoi një rast konkret.

“Kemi investiguar në televizion, rastin e një ure të shembur dhe shikojmë një këmbë të urës pa asnjë fije hekuri. Shkojmë në komunë, marrim projektin dhe kishte 16 ton hekur. Ura nuk kishte asnjë hekur, të gjitha firma të hedhura në kafene fshatit”, tha zoti Kikia./ Opinion.al

Pas