Prokuroria e Fierit nisi procedim penal ndaj arkëtarit të një poste, i cili dyshohet se i falsifikoi firmën një të moshuare.
Sipas uniformave blu, arkëtari i postës, E. P., 36 vjeç dyshohet se e falsifikoi firmën me qëllim përvetësimin e pensionit të të moshuarës.
“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 36 vjeç, banues në Fier, me detyrë arkëtar në postë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje, për të përvetësuar pensionin e saj”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al