Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Problemi italian prej 200 miliardë eurosh

2016/02/01 at 12:10 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Problemi italian prej 200 miliardë eurosh

Italia ka një problem të madh me bankat. Me BE, Italia tani ra dakord për ngritjen e Bad Banks për kreditë e këqia. A mund t’i zgjidhin ato vërtet problemet?

Nga Andreas Becker

Italia nuk është më problemi i Evropës, ajo i ka bërë detyrat e shtëpisë, tha Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi të premten (28.01.), pas një takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Por me siguri që me këtë ai nuk ka pasur parasysh tatëpjetën gjigande në të cilën ndodhen bankat italiane. Deri 40 përqind vlerë kanë humbur aksionet e bankave italiane që prej fillimit të vitit. Rreth 17 përqind e të gjitha kredive, sipas llogarive të Zyrës Mbikqyrëse të Bankave, EPA janë të këqia, kërcënojnë humbje në shumën 200 miliardë dollarë, ky është niveli më i lartë në 20 vitet e fundit.
Problemi prek jo vetëm sektorin bankar, por paralizon të gjithë ekonominë italiane, thotë Jörg Kramer, kryekonomist i Commerzbank. Edhe politika më e lirshme e parave e Bankës Qendrore Evropiane, në një situatë të tillë kalon pa efekt. “Kur bankat vetë kanë shumë kredi të pambuluara, atëherë ato as nuk u japin para sipërmarrjeve”, i thotë Krämer DW.

Shumë Bad Banks

Për ta vënë nën kontroll problemin, Italia ra dakord pas negociatave të gjata me Komisionin Evropian që të ngrejë një Bad Bank. Më saktë: shumë Bad Banks – për çdo institut financiar me probleme të ngrihet një bankë të tillë. Në këto shoqëri ad hoc bankat mund të përcjellin kreditë e tyre të rrezikuara dhe t’i garantojnë ato nga shteti.
Pasi ky plan u bë i ditur të mërkurën, aksionet e bankave të Italisë humbën edhe më tej vlerë. Ky është një sinjal, se kjo zgjidhje nuk është biletë për të udhëtuar falas në kurriz të takspaguesve. Por mënyra si po veprohet, është përkundrazi “e bazuar fort në ekonominë e tregut”, thotë Thomas Hartmann-Wendels, Drejtor i Institutit të Ekonomisë Bankare në Universitetin e Këlnit. “Kreditë nuk merren përsipër për t’u garantuar me çmimet fillestare, por me çmimet e tregut. Kjo është shumë më pak dhe bën që bankat t’i kuptojnë vetëm tani humbjet.”

Jo dhuratë për bankat

Kësaj i shtohet edhe që bankat duhet t’i paguajnë shtetit një prim për riskun. “Pra nuk kemi të bëjmë me dhuratë bankave”, thotë Hartmann-Wendels, “por bankat duhet të paguajnë për gabimet e tyre të së shkuarës. Ato dalin tani në pah dhe prandaj janë të frikësuara tregjet”.

Bllokim i reformave

Por edhe nëse Bad Banks krijohen sipas planit në fund, problemet e Italisë nuk zgjidhen me to. “Me Bad Banks vërtet që heq qafe barrat e vjetra,” thotë Hartmann-Wendels, “por vetëm kjo nuk garanton një të ardhme më të mirë”. “Në Itali ka stanjacion në reformat ekonomike dhe politike, shpenzime shumë të larta për pagat, një produktivitet në stanjacion dhe një administratë publike shumë joefikase”.

Vetëm me anë të reformave do të përmirësohet gjendja e sipërmarrjeve italiane, beson Krämer dhe do të pakësohet numri i kredive të këqia. Kryeministri Renzi e sheh veten si reformator të bindur. Por në Berlin ai kërkoi në drejtim të Komisionit Evropian më shumë zhdërvjelltësi ndaj deficitit buxhetor, sepse ai dëshiron të shpenzojë më shumë para se ç’qe planifikuar.

*marrë nga Deutsche Welle

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Roza Lati mbështet ish-kunatën

Roza Lati mbështet ish-kunatën

Video/Aurela Gaçe, ja performanca rrënqethëse për Gentian Demaliaj

Video/Aurela Gaçe, ja performanca rrënqethëse për Gentian Demaliaj

Rritja e biletës, demokratët çojnë në gjyq Veliajn

Rritja e biletës, demokratët çojnë në gjyq Veliajn

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com