Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Problemi i PS është Ben Blushi, jo Meta

2016/08/06 at 12:20 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Nga Reldar Dedaj 

Partia Socialiste ka një veçori të jashtëzakonshme, sa herë veten e ka parë keq, në orët më të zymta të saj, ka ditur gjithmonë të gjejë në vete rrugët e duhura për t’iu shamngur një theqafje të mundshme, qoftë edhe me çmimin e sakrificave të mëdha. Dhe, herë tjetër, duke menduar se është papërgjegjshmëri të presësh çdo herë një mrekulli nga lart.

Edi Rama prej kohësh ka ndjerë se rrugëzgjidhjet po ngushtohen, pa diskutim, por nëse shpejt nuk vihet dorë, çdo gjë që vjen pas do jetë e kotë. Ky nuk është dëshpërimi që ai predikon, por urgjenca.  Prej të gjitha kërcënimeve që socialistëve u rrinë mbi kokë në këtë periudhë, ai më i kapshmi sot, më i rëndi dhe krejt ndryshe nga sa mendojnë shumica, nuk është ndarja me Meten, por krijimi i një partie nga Ben Blushi, gjë e cila e shpie, në turbullime dhe shkundje të forta PS-në.

E para, pasi një ndarje e deputetit rebel Ben Blushi nga PS-ja e Edi Ramës, do apo s’do, ka legjitimuar një ndasi, ka bërë të mundur një luftë të fortë parimesh, mentalitetesh, e mbi të gjitha; ka zgjuar dyshimet e çdo socialisti se gjërat në familje nuk janë ashtu siç duken. Pavarësisht pamjes se tyre, servirjes dhe interpretimeve. Rama dhe Blushi e dinë mjaft mirë të dy, se në PS, nuk ka gjë më të rrezikshme sesa zgjimi i individit.

E dyta, një ndarje e mundshme mes Ramës dhe Blushit në mos qoftë një luftë vlerash dhe këndvështrimesh, të paktën duhet të konsiderohet një “vendroje”, që disa ushtarë të tjerë që rrinë strukur pas dere, mezi presin të japë alarmin për të mësyer në PS. Kështu është Blushi. Vendi perfekt për të bashkuar në një njesi të vetme ish socialistët e larguar me të pakënaqurit e rinj. Të gjithë të rrezikshëm, të gjithë të gatshëm për të kërcënuar.

Partia Socialiste është një parti e vjetër, gati 70 vjeçare, ku brenda saj vlon sa mendim aq dhe vandalizëm, sa progres aq dhe regres, sa dashuri po aq dhe urrejtje. Të gjitha këto tipare, që vlojnë anekënd Shqipërisë, janë në kërkim të një lideri, që ngjall në vetvete ideale po aq dhe motiv për të dalë në betejë.

Edi Rama këtë e ka kuptuar mjaft mirë, dhe pikërisht kjo heshtje e Blushit është për të thënë se është vonë por jo tepër vonë. Është për të thënë se do jetë një vetëvrasje nëse nuk vihen në dispozicion të gjitha energjitë dhe aftësitë për të parandaluar shëmbjen dhe kthimin mbrapsht.

Për të thënë se ende ekzistojnë mundësitë që t’ia ndryshojmë drejtimin rrymës se nga po shkojnë gjërat, por që për këtë duhet të tregohemi syçelët, të guximshëm dhe plot imagjinatë, në vend që të jemi vullnetdobët, frikacakë dhe fundjaherës dështakë.

Rama ka menduar mjaft mirë të mos varë krahët përpara regresit, për vete e për të tjerët, i cili po mundohet të ndryshojë rrjedhën e gjërave. Ai po përpiqet të lindë një forcë mobilizuese, që të mos jetë peng e asnjë tradite, që të mos bjerë në udhëhumbjet e klientelizmit, e që të mos duket as një instrument ideologjik ose politik i një lideri të vetëm. Por të ngjallë mes socialistëve bashkimin e tyre përballë rreziqeve që u rrinë në përgjim, pa u kënaqur me një bisedë qortuese.

Hëpërhë mendojmë se po…

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Video/ Babai marton 6 vjeçaren në këmbim të një dhie

Video/ Babai marton 6 vjeçaren në këmbim të një dhie

Serbia dhe Kroacia para një lufte të re?!

Serbia dhe Kroacia para një lufte të re?!

S’ranë dakort për çmimin e tregtisë, 60 vjeçari godet me çifte të riun

Kapen me marijuanë në makinë, arrestohen katër të rinj

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com