Në qendrën kërkimore të kompanisë Philip Morris në Zvicër, ku bima e duhanit rritet plot gjallëri në kopshte, qetësia u prish nga diskutimet serioze që po zhvilloheshin vetëm disa metra larg.
“Ne jemi në një mision për të eliminuar cigaret nga planeti ynë,” deklaron presidenti i produkteve pa tym në PMI, Stefano Volpetti. Ky premtim nga PMI do të thotë që “kompania ka ndërmarrë hapa domethënës për të përmirësuar shëndetin publik në nivel botëror”,- vijon Volpetti.
Gjatë konferencës “Technovation” specialistë të ndryshëm të teknologjisë dhe shkencës diskutuan lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit mes tyre për të krijuar produkte të sigurta dhe që reduktojnë dëmin për konsumatorët.
“Inovacioni po ndryshon rolin që kompania PMI ka në shoqëri”,-shpjegoi dhe Zv/Presidenti i Komunikimit Global, Tommaso Di Giovanni.
Ky ndryshim sigurisht që është pozitiv. Pasi duke eliminuar djegien e duhanit, pajisjet me ngrohje të PMI mundësojnë që përdoruesi të ekspozohet në një nivel shumë të ulët toksinash. Edhe pse studime lidhur me këto produkte vazhdojnë të kryhen, ajo që deri tani është rezultat i njohur lidhet me reduktimin e konsiderueshëm të substancave të dëmshme, diçka që përkthehet në më pak sëmundje e më pak fatalitete.
Edhe pse rruga është ende e gjatë dhe me pengesa, “koha që po jetojmë kërkon që të marrim vendime”,-tregon Volpetti.
Ajo që duhet të kemi në vëmendje është se në fund është shoqëria ajo që përfiton më së shumti nga këto teknologji të reja. Dhe ky mund të jetë një mision që gjen mbështetje të gjerë.