Aktualitet

Problemet me ujin në Kukës, Gjici: Do të padisim shpifësit që krijuan panik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:31 - 28/06/22 |
Opi Nion

Kanë dalë përgjigjet e analizave të ujit në Kukës që u bënë nga Instituti i Shëndetit Publik, pas helmimit të 180 qytetarëve, që dyshohej se kishin konsumuar ujë të ndotur.

Mësohet se ka rezultuar se uji nuk ka përmbajtje bakteriologjike.

Pas rezultatit të analizave ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i cili thotë se analizat treguan se qytetarët nuk u helmuan nga uji që rrjedh nga tubi kryesor. Më tej ai shprehet  se do të padisë të gjithë ata që sipas tij kanë shpifur duke krijuar panik në popull.

Duke prezantuar para mediave analizat e ujit të qytetit nga Instituti i Shëndetit Publik, të cilat sipas tij kanë vërtetuar se uji nuk ishte i kontaminuar.

“Për panik në popull kanë shkelur ligjin, natyrisht që Bashkia dhe Drejtoria e Ujësjellësit do t’i padisë. Nuk mund të bësh politikë me këtë çështje”, tha Gjici për mediat.

Sa i përket rastit në lagjen Muja, ku uji vaditës u përzier me ujin e pijshëm, Gjici tha: “Është rast i izoluar që nuk ka lidhje me depon e ujit, por uji vaditës ishte përzier me ujin e pijshëm për shkak të një rasti të izoluar. Por edhe analizat e atij uji kanë dalë në rregull”.

“Helmim është fjalë e madhe. Mjeku ka thënë që kjo lloj virozë, këto shenja mund të vijnë nga gjëra të ndryshme. Gjithmonë këta, krahu i PD kanë përdorur raste të tilla të pavërteta, shpifje, për të bërë politikë. Kishim disa qytetarë në spital. Madje më tha dikush në spital “kam pirë ujë të blerë”… Tani do të themi që uji i blerë është i helmuar?”.

Pas