Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Problemet e mëdha të partisë së Vuçiçit në Beograd

2024/02/21 at 9:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Problemet e mëdha të partisë së Vuçiçit në Beograd

Çfarë mund të pritet në dhjetë ditët e ardhshme, pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Beogradit? Do të ketë zgjedhje të reja?

Seanca konstituive e Kuvendit të Beogradit u shty për datën 1 mars për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të bashkisë të Beogradit, Aleksandar Shapiq, në prag të seancës konstituive të parlamentit të qytetit, tha se nëse për dhjetë ditë nuk arrihet marrëveshja për shumicën me listën “MI-Glas iz naroda”, në Beograd do të zhvillohen zgjedhjet e reja.

Nëse nuk ka shumicë deri në këtë datë, fillon një periudhë e re prej 45 deri në 60 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Bartësi i listës “MI-Glas iz naroda”, Branimir Nestoroviq, tha se nuk duan të jetnë pjesë e koalicionit dhe se zgjidhja më e mirë është shpallja e zgjedhjeve të reja në Beograd.

Opozita serbe e konsideron këtë fitore të madhe të saj. Siç u theksua në reagimet e para, anulimi i seancës është dëshmi e qartë se ato zgjedhje nuk ishin legjitime. Zgjedhjet duhet të përsëriten në kushte demokratike, deklarojnë liderët e opozitës dhe thonë se rishikimi i listës së zgjedhësve me pjesëmarrjen e vëzhguesve është kushti minimal absolut për zgjedhje të reja.

Në anën tjetër kryeministrja në mandatin teknik, Ana Brnabiq, pohon se kjo nuk është fitore e opozitës dhe se qeveria nuk ka vjedhur asnjë votë.

Problemet me shumicën në Beograd

Zoran Gavriloviq nga Byroja e Kërkimeve Sociale (BIRODI) komenton për DW se bëhet fjalë për blerjen e kohës nga ana e autoriteteve. “Është e qartë se formimi i shumicës në një proces që nuk ishte ligjor do të ishte i paqëndrueshëm. Thjesht u vërtetua se zgjedhjet ishin të mbushura me parregullsi dhe se kishte shkelje të rënda të ligjit. Po ashtu, Nestoroviq tha se deputetëve të tyre po u ofrohen shuma gjashtëshifrore në euro për t’u futur në koalicion. Parlamenti Evropian i ka vënë një vulë të gjithave dhe mendoj se Aleksandar Vuçiq ka vendosur të heqë dorë për momentin për shkak të reagimit të brendshëm dhe të jashtëm”, beson bashkëbiseduesi ynë.

Edhe Zoran Stojiljkoviq, profesor i Fakultetit të Shkencave Politike, shtyrjen e seancës e sheh si blerje të kohës. “Mendoj se kjo është bërë që deri më 1 mars të shihen reagimet e opinionit vendas dhe të Bashkimit Evropian. Ndoshta do të ketë një përpjekje për të balancuar të gjithën me gatishmërinë për të shkuar sërish në zgjedhjet e Beogradit”, tha Stojiljkoviq për DW.

Përsëritje në të njëjtat kushte?

Pyetja që shtrohet është se çfarë pret të ndodhë qeveria në dhjetë ditët e ardhshme. Dhe pse nuk u mbajtën menjëherë zgjedhjet e reja? Profesor Stojiljkoviq beson se “ky do të ishte një gjest që do të tregonte dobësi”.

“Qeveria aktuale po përpiqet të dalë nga çdo telash duke e rrotulluar situatën dhe duke treguar një pjesë të bashkëpunimit të saj. Ajo që duket se po harrojmë për momentin është se ajo do të përpiqet të shkojë në ato zgjedhje të përsëritura në kushte kryesisht të pandryshuara dhe kështu të përpiqet t’i fitojë ato”, paralajmëron Zoran Stojiljkoviq.

Bllof i pasuksesshëm i autoriteteve

Ditët e fundit, zyrtarë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), si dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), kanë pohuar se kanë shumicën për të formuar një qeveri në kryeqytetin e Serbisë. Ata deklaruan se deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare po kontaktojnë me ta dhe u ofrojnë mbështetje SNS dhe SPS në një votim të fshehtë. Tani është e vështirë të përcaktohet, nëse ishte një bllof apo pas këtyre deklaratave fshiheshin kalkulime dhe marrëveshje të tjera.

Zoran Gavriloviq beson se “në ditët në vijim, Vuçiç mund të tentojë të negociojë duke shmangur hetimin ndërkombëtar, në këmbim të përsëritjes së zgjedhjeve në Beograd”. Ai ndoshta do të përpiqet të zbusë disi raportin e ODIHR. Mendoj se do të jemi dëshmitarë të një lloj loje politike”, thekson Gavriloviç.

Legjitimiteti i kontestuar i zgjedhjeve

Për Zoran Gavriloviqin, këmbëngulja e autoriteteve se duan legjitimitetin e plotë të qeverisë së Beogradit është “një histori boshe, sepse qytetarët e Beogradit zgjodhën listën e udhëhequr nga Presidenti i Serbisë. Vuçiçi ka shkelur Kushtetutën, Ligjin për Presidentin e Republikës dhe Statutin e SNS, sepse ai është vetëm anëtar i partisë dhe si president nuk ka pasur të drejtë të paraqitet në listat zgjedhore. Thjesht nuk mund të flasim për legjitimitet”, thekson Gavriloviq.

Qëndrimin e opozitës për hapat e ardhshëm do ta dimë së shpejti, thotë Zoran Stojiljkoviq. Dhe do të shohim “nëse do të bien dakord për zgjedhje të shpejta në kushte të ngjashme, që është një lloj rreziku, apo do të insistojnë për kushte më të mira”, vëren profesor Stojiljkoviç./DW




Ju sugjerojmë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
Bota

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

17 Maj, 2025 6:43 pm
Para
“Gërdeci”/Shtyhet më 9 nëntor seanca gjyqësore, priten të merren në pyetje 10 dëshmitarë

"Gërdeci", shtyhet për më 6 mars seanca ndaj Fatmir Mediut 

Dhunoi gruan tre ditë më parë, policia: Burri kishte fshehur armë dhe municion në muret e magazinës

Dhunoi gruan tre ditë më parë, policia: Burri kishte fshehur armë dhe municion në muret e magazinës

Foto/Tritol në një dyqan në Sarandë, policia jep detaje 

Foto/Tritol në një dyqan në Sarandë, policia jep detaje 
















TE FUNDIT

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
17 Maj, 2025

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër...

Lexo më shumë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
17 Maj, 2025

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pasditen e sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
17 Maj, 2025

Rreth 1 mijë gazetarë nga e gjitha Europa mbërritën në Tiranë në 16 Maj, nga ku raportuan për një nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com