Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet

2025/01/20 at 9:44 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet

Ekonomia gjermane ka pasur probleme të mëdha në vitin e kaluar. Ajo ka pësuar rënie për të dytin vit me radhë. Recesioni vazhdon, po pse?


Julian Gamper është nën presion. Ai jo vetëm që punon në kompaninë e tij, por së bashku me vëllain e tij Axel, ai drejton biznesin familjar që prodhon komponentë për ngrohje. “Edhe si fëmijë kam kaluar fundjavat në kompani me babanë tim”.

“Ne dinim t’i çmontonim, t’i masnim dhe t’i kontrollonim pajisjet”, thotë 63-vjeçari duke buzëqeshur. Por fytyra e tij shpejt bëhet serioze: “Që atëherë kemi pasur kriza të mëdha në çdo dekadë, nga kriza e naftës në vitet 1970 deri në krizën financiare.”

Kjo kompani e mesme, si e gjithë ekonomia gjermane, ka kaluar edhe një vit të vështirë. Gamper thotë se nuk mund të mburret me bilancin e biznesit të kompanisë së tij për vitin 2024, e ai dyshon se edhe viti “2025 do të jetë po aq i dobët sa 2024.”

Imponimi i sistemit të ri të ngrohjes zemëron qytetarët

Për këtë situatë, ndër të tjera, ai ia hedh fajin qeverisë së dështuar gjermane dhe ligjit të dështuar për rinovimin e sistemeve për ngrohje në ndërtesat e banimit, i njohur edhe si “ligji i ngrohjes”. Ky është një shembull i frikshëm i rregullimit të tepruar, tregon sipërmarrësi.

Ky ligj parashikon që të gjitha sistemet e vjetra të ngrohjes, kryesisht ato që përdorin naftë dhe gaz, duhet të zëvendësohen me sisteme neutrale ndaj klimës, në një periudhë të caktuar kohore. Kjo ka shkaktuar zemërim të madh te popullata për shkak të kostove dhe obligimeve. “E gjithë kjo i hutoi njerëzit dhe tani askush nuk e di se në cilin drejtim të shkojë”, shpjegon Julian Gamper.

Ai ankohet edhe për faktorë të tjerë që, sipas tij, dhe shumë kolegëve të tij sipërmarrës, kanë çuar në problemet aktuale në ekonominë gjermane. Këto përfshijnë, për shembull, kostot e larta të energjisë, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe taksat e larta, shpjegon ai. Ai shpreson se do të ketë një ndryshim në pushtet në Berlin dhe pret që qeveria e re të ketë më shumë besim tek sipërmarrjet në Gjermani: Thjesht duhet të na lejojnë të punojmë.

Pasiguritë politike çuan në rënie të investimeve

Shumë kompani të mesme në Gjermani ndajnë një mendim të ngjashëm. Sipas një sondazhi të Institutit Ifo, rreth një e treta e këtyre kompanive presin që situata të përkeqësohet këtë vit. Shifrat dëshmojnë se ata kanë të drejtë në këtë parashikim negativ. Prodhimi i brendshëm bruto në Gjermani ra me 0.2 për qind vitin e kaluar, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Në vitin 2023, kjo rënie ishte 0.3 për qind. Hera e fundit që një zhvillim i tillë negativ është shënuar për dy vite radhazi ishte në vitin 2002 dhe 2003. Shefja e Zyrës së statistikave, Ruth Brand, shpjegon se rritja ekonomike vitin e kaluar u frenua nga presionet ciklike dhe strukturore: Këto përfshijnë konkurrencën në rritje për eksportet gjermane në tregjet ndërkombëtare, kostot e larta të energjisë, normat e larta të interesit të vazhdueshme, por edhe perspektiva e pasigurt ekonomike.

Përveç gjendjes së keqe në sektorët e ndërtimit dhe shitjes me pakicë, ekonomia gjermane është goditur nga pasiguritë politike, nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës e deri tek turbulencat buxhetore të qeverisë federale dhe kolapsi i koalicionit trepartiak.

Shumë kompani janë të kujdesshme me investimet, sepse nuk dihet rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në fund të shkurtit. Prandaj nuk dihen edhe kushtet e ardhshme të kornizës ekonomike dhe politike.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në parashikimet e saj për Gjermaninë supozon se ekonomia më e madhe e Evropës do të rritet këtë vit po aq ngadalë sa edhe ekonomitë e tjera të vendeve industriale. Edhe ekspertët vendas të ekonomisë po llogarisin me një rritje minimale prej 0.2 për qind në rastin më të mirë.

Nevojiten lehtësime tatimore

Pra, çfarë duhet të bëjë politika për ekonominë gjermane? Instituti Ifo me bazë në Mynih kërkon një reformë thelbësore të sistemit gjerman të taksave nga qeveria e re pas zgjedhjeve. “Bizneset kanë nevojë për impulse për investime dhe rritje.”

“Nga ana tjetër, shumë rregulla, përjashtime dhe privilegje duhet të hiqen, sepse ato çojnë në më shumë burokraci dhe pengojnë rritjen”, thotë presidenti i ifo, Clemens Fuest.

Ai u referohet familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke u shprehur se reforma tatimore duhet t’ua lehtësojë jetën dhe ta bëjë punën më tërheqëse.

Sipërmarrësi Julian Gamper dëshiron të presë me kujdes deri në vitin 2026, sepse, siç thotë ai, negociatat e koalicionit dhe ligjet e reja do të kërkojnë kohë. Është e rëndësishme, thekson ai, që qeveria federale sërish dëshiron të dëgjojë mendimet e ekonomistëve: “Kompanitë globale nuk janë shtylla kurrizore e ekonomisë sonë, por bizneset e mesme”. Qeveria e re duhet ta mbajë mend këtë – dhe të veprojë në përputhje me rrethanat”./DW



Ju sugjerojmë

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Aktualitet

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj, 2025 10:20 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
Aktualitet

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

15 Maj, 2025 10:06 am
Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
Aktualitet

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

15 Maj, 2025 9:55 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

15 Maj, 2025 9:54 am
Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
Bota

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

15 Maj, 2025 9:43 am
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Kryesore

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

15 Maj, 2025 9:42 am
Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar
Aktualitet

Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar

15 Maj, 2025 9:37 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë

15 Maj, 2025 9:34 am
Para
Lushnje/ Vajza e divorcuar i shkoi në shtëpi, babai e qëllon me armë dhe më pas vret veten

Akuzat/ I dënuar nga gjykata italiane me mbi 4 vite burg, arrestohet në Durrës 50-vjeçari nga Shijaku

Lufta në Gaza/ Trump: Është faji i Biden, por tani i duhet dhënë fund luftimeve

Sot betohet si presidentit të 47-të i SHBA, 31 premtimet e Donald Trump

Biden mban fjalimin e fundit në Karolinën e Jugut: Jam borxhli ndaj jush

Biden mban fjalimin e fundit në Karolinën e Jugut: Jam borxhli ndaj jush
















TE FUNDIT

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
15 Maj, 2025

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin...

Lexo më shumë

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
15 Maj, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë ditën e sotme takime konsultive me forcat politike në vend,...

Lexo më shumë

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
15 Maj, 2025

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më...

Lexo më shumë

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
15 Maj, 2025

Me një proces të qetë dhe pa tensione është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave preferenciale në Shkodër. Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com