Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është arrestuar për blerje votash, ka shfaqur probleme shëndetësore. Mësohet se prej dy ditësh ai është shtruar në spitalin e burgut pasi ka patur probleme me zemrën.
Fredi Beleri, u arrestua më 12 maj, 2 ditë para zgjedhjeve, me akuzën për korrupsion në zgjedhje. Ai garoi në zgjedhjet lokale të 14 Majit nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u vunë në pranga pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.
Edhe pse i arrestuar KQZ i njohu disa ditë më parë Belerit mandatin si kryebashkiak i Himarës.