-Teknologji

Probleme me përdorimin e  Facebook, Whatsapp dhe Instagram


               Publikuar në : 17:04 - 03/07/19 |
xhu lia

Rrjetet sociale Facebook, Whatsapp dhe Instagram janë duke shfaqur probleme teknike në funksionimin e tyre.

Sipas përdoruesve, të cilët janë shprehur të revoltuar, problemi qëndron në postimet e fotografive në Facebook, të cilat nuk shfaqen dhe e njëjta gjë duket se ndodh edhe me Instagramin.

Po kështu edhe në Whatsapp, përdoruesit kanë hasur vështirësi në dërgimin e fotove, videove dhe mesazheve zanore.

Drejtuesit e kompanisë ende nuk kanë bërë një reagim lidhur me këto probleme./Opinion.al/

 

Pas