Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin e Apelit në Vlorë, Pelivan Malaj.
Prokurori është shkarkuar pasi janë konstatuar probleme me justifikimin e pasurisë. Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat.
Në maj 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada. Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve./ Opinion.al