Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Shkodrës, Albano Çepele.
Mësohet se komisioni evidentoi mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti si dhe kishte dyshime për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin.
Problem ishte edhe gjendja shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik./ Opinion.al