Një 50-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve, viktima vuante sëmundja e diabetit, por pasditen e sotme gjendja e saj u përkeqësua dhe shfaqi probleme me frymëmarrjen.
Deri më tani ende nuk dihet nëse 50-vjeçarja kishte të tjera simptoma, për ngritjen dyshimeve se mund të ishte e infektuar nga koronavirusi.
Ndërkohë, priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik për të përcaktuar nëse 50-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit apo komplikacioneve nga sëmundja prej së cilës vuante.
Sipas të dhënëve, 50-vjeçarja nuk ka udhëtuar jashtë vendit, por ende nuk dihet nëse ka pasur kontakt me persona që kanë ardhur në Shqipëri nga vendet e infektuara nga virusi vdekjeprurës./ Opinion.al