Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Probleme me figurën e pasurinë, KPK shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

2019/11/06 at 9:25 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Probleme me figurën e pasurinë, KPK shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme në pasurinë dhe figurën e tij.


Në seancën e KPK, ai u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshimet rreth një kontakti të papërshtatshëm me një person të dënuar në Greqi për kultivim narkotikësh dhe po ashtu të gjykuar në Shqipëri për tentativë vrasje.

Kullurit po ashtu iu vu në dukje se dyshohej që kishte bërë deklarim fiktiv të një dyqani në Orikum, për të përfituar një vlerë më të lartë dëmshpërblimi prej shpronësimit.

SEANCA NE KPK

Trupa gjykuese e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Lulzim Hamitaj, i vuri në dukje prokurorit edhe mbylljen pa veprime të një çështje ndaj një prokuroreje të Prokurorisë së Tiranës.

Kulluri, i cili ka filluar karrierën e prokurorit në Vlorë në vitin 1999, kundërshtoi gjetjet e KPK-së. Ai mohoi kontaktin me personin e identifikuar si A.B dhe tha se kishte bërë deklarim të saktë në formularin e vetëdeklarimit.

Kulluri u emërua fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2008, Kulluri u emërua drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2013. Me dekret të Presidentit të Republikës, ai është rikthyer sërish si prokuror i Krimeve të Rënda, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Problemi me pasurinë

Relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi vuri në dukje se Kulluri ishte hetuar në të tri kriteret. KPK kishte gjetur pa probleme blerjen e një apartamenti në Tiranë me një kredi të butë në vitin 2006 për 6.5 milion lekë, nga të cilat 1 milion lekë nuk ishin paguar ende dhe pasuria nuk rezultonte e regjistruar.

Pa probleme në dukje ishte edhe blerja e një makine për 2.4 milion lekë. Por relatorja tha se 1.8 milionë lekë të përdorura për këtë pasuri dhe rreth 6 milion të përdorura për të blerë obligacione nga banka, ishin në dukje me probleme në burim.

Bekteshi tha se burimi për këtë pasuri ishin të ardhurat e marra nga shpronësimi i një dyqani në Orikum, në total 7.8 milion lekë. Sipas relatores një ekspertizë financiare e kërkuar nga Kulluri, kishte referuar një sipërfaqe më të madhe të dyqanit nga ajo e deklaruar prej prokurorit në deklarimet periodike, duke bërë të “dukej sikur ai kishte bërë deklarim fiktiv për të rritur vlerën e dëmshpërblimit”.

Sipas Bekteshit godina ishte deklaruar 32 metra katrorë, ndërsa rezultonte në kërkesën për shpronësim si 65 metra katrorë.  Ajo po ashtu vuri në dukje se vlera e objektit deklaruar nga prokurori ishte 600 mijë lekë, ndërsa dëmshpërblimi disa herë më i madh.

Kulluri e kundërshtoi këtë pretendim. Ai pranoi se deklarimi në deklaratën periodike të sipërfaqes 32 metra katrorë, nga 65 që ishte realisht, ishte një pasaktësi, ndërsa tha se ekspertiza ishte bërë prej prindërve të tij, por nuk kishte pasur efekt, pasi vendimi për shpronësimin ishte marrë në gjykatë dhe se kjo e fundit kishte bërë një ekspertizë të vetën.

Kulluri po ashtu vuri në dyshim hetimin e KPK, duke shtruar disa pyetje. Në fund të seancës relatorja Bekteshi iu përgjigj duke vënë në dukje detaje të tjera të hetimit. Bekteshi kundërshtoi pretendimin e Kullurit se bashkia e Orikumit kishte refuzuar dëmshpërblimin.

“Bashkia nuk e ka refuzuar dëmshpërblimin, por ka thënë se kërkesa ishte për një objekt tjetër dhe nuk i përgjigjej realitetit”, tha relatorja duke shtuar se po vinte në dukje parimin e “barazisë së armëve” në seancë.

Kulluri tha në seancë se këto dyshime mbështeshin mbi ekspertizën e porositur nga prindërit. Ai tha se kishte pranuar që kjo ekspertizë kishte pasaktësi si për kohën e ndëtimit ashtu edhe për sipërfaqen. Ai tha se në gjykatë, kur kjo ishte vënë në dukje gjatë shqyrtimit të padisë së tij ndaj bashkisë, i kishte kërkuar mbrojtësit të tij që të kërkonte nga gjykata ekspert të pavarur, të cilët kishin përcaktuar më pas vlerën. Ai këmbënguli se nga akti i pasaktë i ekspertimit nuk kishte pasur pasoja.

Ndërkohë pyetjes nga kryesuesi Komici se sa kate kishte qenë ndërtesa dhe cila ishte sipërfaqja, ai iu përgjigj se bëhej fjalë për një ndërtesë dy katëshe dhe secili kat ishte 65 metra katrorë. Kulluri cilësoi lapsus të Vendimit të Këshillit të Ministrave, se ai ishte shpronësuar për truall.

Kullurit po ashtu i kaloi barra e provës mbi burimin e të ardhurave për një makinë. Rezultonte se për këtë ai kishte përdorur 12 mijë euro nga shitja e një makine të vjetër, por sipas KPK kjo shitje kishte ndodhur pas pagesës së dy kësteve të para. “Duket se ka qenë në pamundësi financiare për të paguar dy këstet e para”, tha Bekteshi.

Kulluri kundërshtoi këtë duke pretenduar se makina ishte shitur më herët dhe se ai kishte marrë paratë nga një agjent për shitjen, i cili prej këtyre parave kishte mbajtur 5 mijë euro kapar për makinën e re. Ai tha se trasferimi i pronësisë kishte ndodhur më vonë.

Problemet e figurës

Relatorja Bekteshi ndërkohë vuri në dukje se Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar kishte sjellë raport negativ për Kullurin duke e cilësuar atë të papërshtatshëm. Raporti i cili ishte deklasifikuar vetëm pjesërisht ishte lexuar nga KPK dhe vëzhguesit ndërkombëtar.

Nga raporti rezultonte se Kulluri, kishte disa kontakte me një person me inicialet A.B dhe M.B. Personi në fjalë sipas Bekteshit ishte dënuar në Greqi për prodhim e tregtim narkotikësh. Ai po ashtu kishte qenë në gjykim në Shqipëri për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë. Ai ishte proceduar edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Sipas Bekteshit numri i telefonit i Kullurit dhe numri i telefonit i A.B kishin pasur disa komunikime nga viti 2012 deri në vitin 2014.  Bekteshi tha po ashtu se ai kishte pasur disa kontakte me këtë person dhe kishte përdorur për 7 kalime jashtë vendit makinën e këtij personi. Ajo tha se dukej se nuk ishte “deklaruar kontakti i papërshtatshëm” në formularin e vetëdeklarimit.

Kulluri nga ana e tij kundërshtoi gjetjet. Ai pranoi se njihte A.B, por tha se kjo njohje kishte ndodhur në vitet 90’ kur ishin studentë dhe se prej asaj kohe ai nuk e kishte takuar asnjëherë më atë person. Ai pretendoi se KPK nuk kishte vërtetuar pretendimin se ai kishte komunikuar në telefon me këtë person. “KPK nuk thotë sa herë kam komunikuar, apo cila është përmbajtja e bisedave”, tha Kulluri duke kundërshtuar këtë gjetje.

Sipas prokurorit ai nuk kishte pasur dijeni se makina që kishte përdorur ishte e A.B, pasi e kishte marrë atë nga pronari i një servisi, i cili i kishte thënë vetëm që ishte makina e një miku të tij që nuk kishte pasur mundësi të paguante për servisin. Ai pretendoi se në letra të makinës ishte emri M.B dhe se ai nuk kishte qenë në dijeni që A.B, kishte ndërruar emrin. Po ashtu ai tha se pronari i servisit e kishte blerë më pas makinën në fjalë.

Kulluri mohoi të kishte dijeni për aktivitetin kriminal të A.B qoftë në Greqi, qoftë për procedimet ndaj tij në Shqipëri. Ai po ashtu mohoi të kishte dijeni për lidhjet e të vëllait me këtë person.

Por relatorja Bekteshi ka kundërshtuar pretendimet e Kullurit. Bekteshi tha se ajo që krijonte dyshim në këtë rast ishte vetë pretendimi i prokurorit se kishte përdorur për 2 vjet makinën e A.B, kishte dalë 7 herë jashtë vendit me këtë makinë dhe ky i fundit nuk kishte qenë fare në dijeni të kësaj dhe se ata nuk kishin pasur kontakt.

Kulluri përsëriti se makinën e kishte marrë nga pronari i servisit, ndërsa këmbënguli se edhe nëse do shikonte lejen e qarkullimit ai nuk do ta dinte se kujt ishte makina pasi në të ishte emri i M.B dhe jo A.B. Ai këmbënguli se nuk ishte në dijeni të veprimeve të A.B dhe se kishte plotësuar drejt formularin.

I pyetur nga Bekteshi për mos kryerjen e hetimeve mbi një dosje në ngarkim të një prokuroreje të Tiranës të cilën e kishte mbajtur për një vit dhe më pas e kishte pushuar, Kulluri pranoi se nuk kishte kryer hetime. Ai shtoi se çështja në fjalë ishte trasferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kohë pasi hetimi kishte filluar dhe se deri në atë moment ishin kryer një mori veprimesh dhe nuk ishte provuar korrupsioni i pretenduar. Kulluri tha se kishte marrë kohë edhe zbardhja e përgjimeve.

Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të provuar korrupsionin e prokurorëve në këtë rast do ishte kapja në flagrancë, ndërsa shtoi se vendimi i gjykatës mbi të pandehur që supozohej se po favorizohej kishte shuar dyshimet.  Në fund të seancës Kulluri kërkoi të konfirmohej në detyrë.  /Burimi:  Birn



Ju sugjerojmë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
-U tha në Opinion

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

19 Maj, 2025 11:46 pm
Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
-U tha në Opinion

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

19 Maj, 2025 11:31 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
Bota

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

19 Maj, 2025 9:49 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Para
Të fshehur në arkë druri brenda kamionit,policia kroate shpëton emigrantët

Të fshehur në arkë druri brenda kamionit,policia kroate shpëton emigrantët

KPK shkarkon kryegjyqtarin e Elbasanit, probleme në të trija kriteret

KPK shkarkon kryegjyqtarin e Elbasanit, probleme në të trija kriteret

Video/ Shpërthimi në Patos, policia arreston pronarin e pikës së gazit

Video/ Shpërthimi në Patos, policia arreston pronarin e pikës së gazit
















TE FUNDIT

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
19 Maj, 2025

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan...

Lexo më shumë

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
19 Maj, 2025

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, kështu është shprehur ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian...

Lexo më shumë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com