Kryesore

Probleme me e-Albania, Rama: Këto dy ditë do jemi më tolerantë me gjobat


               Publikuar në : 20:51 - 30/03/20 |
Opi Nion

Pas problemeve me platformën e-Albania për të aplikuar për lejen digjitale, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në komunikimin e pasdites me qytetarët, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e masave shtrënguese në luftën ndaj COVID-19, ndërsa i kërkoi policisë që dhe ditën e nesërme të jetë më tolerante për gjobat për personat që nuk kanë mundur ende të marrin lejen për të bërë pazar.

“Ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur problem me aplikimin në e-albania por ka qenë një problem i lidhur me koordinimin e sistemit me kompanitë celulare. Prandaj keni pasur vështirësi, por sot dhe nesër policia do të jetë e ndërgjegjësuar që të mos adresojë në mënyrë të menjëhershme sanksionet dhe gjobat.”/ Opinion.al

Pas