Kronikë

Pro dhe kundër/Gjyqtari publikon vendimin, kush ia lehtësoi dënimin Dajtit


               Publikuar në : 10:45 - 11/02/19 |
d.l

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi disa ditë më parë dënimin me 25 vite burg të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër policëve më 7 gusht të vitit 2009 në Durrës, duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm.

Vendimi ka sjellë një reagim të fortë institucional dhe publik, ku është kërkuar rishikimi i menjëhershëm i vendimit, por edhe kalimi në sitë i pesë gjyqtarëve që dhanë vendimin.

Ditën e sotme ka reaguar në profilin e tij në facebook edhe një nga gjyqtarët pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin.

Fuat Vjerdha, gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka bërë publike vendimin, ku ai vetë ka votuar pjesërisht kundër vendimit për ti dhënë 25 vite burgim Dritan Dajti.

Vjerdha nuk ka bërë asnjë koment, por është mjaftuar vetëm me publikimin e shkresës.

Siç shikohet edhe në shkresë, vendimi për dënimin e Dritan Dajtit me 25 vite burg është marrë 3 vota pro dhe 2 pjesërisht kundër.

Pro kanë votuar gjyqtarët Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, Skëndër Damiani, ndërsa pjesërisht kundër Liljana Hoxha dhe Fuat Vjerdhja.

Tashmë pritet që Prokuroria të bëjë rekurs mbi vendimin, ndërsa një hetim ka nisur edhe nga Ministria e Drejtësisë që e ka cilësuar të papranueshëm si vendim, DL

Pas