Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Privilegjet diplomatike, Cakaj: Konsujt e Nderit të dorëzojnë targat “CD”

2019/04/01 at 10:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A ka dështuar policia në Shkodër? Lleshaj: Krimi ka lëshuar rrënjë

Konsujt e Nderit në Shqipëri, të cilët lëvizin me targa diplomatike “CD” nuk do ta kenë më këtë privilegj. Në një deklaratë për mediat, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha se në kundërshtim me ligjin, sipërmarrës, pronarë mediash, afaristë që shërbejnë si Konsuj Nderi të vendeve të ndryshme të botës në Shqipëri, duhet të dorëzojnë targat diplomatike dhe të zbatojnë ligjin. Bëhet fjalë për 38 persona që shërbejnë si Konsuj Nderi në Shqipëri.


“Bëhet fjalë në përgjithësi për qytetarët shqiptarë, që ne jemi të nderuar t’i kemi Konsuj Nderi, biznesmenë, pronarë mediash, afarist, që janë ngarkuar nga vende të ndryshme nga çdo cep i botës si Konsuj Nderi në Shqipëri dhe qarkullojnë me privilegje diplomatike njësoj si ambasadorët dhe trupi diplomatik i akredituar. Shqipëria është e nderuar t’i ketë Konsuj Nderi, por edhe ata do të jenë më të nderuar nëse do të veprojnë sipas ligjit. Ligji thotë se “Konsujt e Nderit, pavarësisht nga shtetësia, ekzluzivisht përdor automjete me targa normale, por vetëm me një shenjë ovale në anë të targave.” Në shkelje janë 38 Konsuj Nderi që janë pajisur me targa “CD”. Ky privilegj special, krejt unikal në Europë, është i pajustifikueshëm e duhet të marrë fund. Me përulësinë për këtë veprim, informoj të gjithë personat në fjalë se zyra e protokollit do të fillojë me kontaktimin e tyre për të dorëzuar targat dhe do të pajisen me shenjën ovale. Për të shmangur neglizhencën e deritanishme, do të kontaktojmë Ministrinë e Transporteve dhe Ministrinë e Brendshme që targat e tyre të dalin jashtë funksionit”, ka thënë Gent Cakaj.

Për t’i paraprirë spekulimeve në media, ai ka thënë se kjo nismë nuk ndërmerret për emra të veçantë, por vetëm për të siguruar zbatimin e ligjit. “Përkundër çdo lloj spekulimi mediatik, nuk ndërmerret për emra të veçantë, vjen vetëm nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit dhe praktikave ndërkombëtare në Shqipëri”, u shpreh Cakaj.

Në fund, ai paralajmëroi edhe një masë reformuese për lëshimin e pasaportave diplomatike. “Ne jemi në përgatitje të një mase tjetër reformuese, duhet të marrim masa në fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare pasi është vënë në pikëpyetje nga shumë vende për shkak të mënyrave se si është dhënë deri tani. Jemi në proces reformimi edhe për pasaportën diplomatike”, tha Gent Cakaj./Opinion.al



Ju sugjerojmë

(VIDEO)Rrezikuan banesat, serat e dogjën…/ Pranga për zjarrvënie 4 personave
Aktualitet

(VIDEO)Rrezikuan banesat, serat e dogjën…/ Pranga për zjarrvënie 4 personave

13 Gusht, 2025 12:31 pm
Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Rajoni

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

13 Gusht, 2025 12:12 pm
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Benjamin Netanyahu: Le t’i lejojmë palestinezët të largohen nga Gaza

13 Gusht, 2025 12:12 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Zjarret/Rama: Dy ditë e net ekstremisht të vështira,flakët kanë qenë të pamëshirshme

13 Gusht, 2025 11:56 am
Debati për plazhet bosh e çmimet e larta në Itali/Meloni: Turizmi nuk është në krizë
Bota

Debati për plazhet bosh e çmimet e larta në Itali/Meloni: Turizmi nuk është në krizë

13 Gusht, 2025 11:44 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Aktualitet

GJKKO i rrëzon kërkesën/ Ilir Meta mbetet në burg

13 Gusht, 2025 11:40 am
Sekuestrohen 9 oxhakë me vlerë 33 000 euro në Durrës, në pranga administratori që fshihte të ardhurat
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një banese në Durrës

13 Gusht, 2025 11:36 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Ndezën zjarre në parkun kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë, arrestohen 2 shtetas

13 Gusht, 2025 11:28 am
Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas
Aktualitet

Përhapja e zjarreve në Nartë, Skënderbegas e Delvinë/MM thirrje urgjente për evakuim

13 Gusht, 2025 11:22 am
Publikohet fotoja/ Takimi në Vatikan, Tump-Zelensky përballë njëri-tjetrit
Bota

Zelensky dhe udhëheqësit evropianë do të flasin me Trumpin para takimit me Putinin

13 Gusht, 2025 11:11 am
Para
A ka dështuar policia në Shkodër? Lleshaj: Krimi ka lëshuar rrënjë

A ka dështuar policia në Shkodër? Lleshaj: Krimi ka lëshuar rrënjë

Kush janë politikanët që ambasada amerikane i do pas hekurave?

Hetimet ndaj Llallës, gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit

Kush ishte hebreu i vetëm që Hitleri i fali jetën

Kush ishte hebreu i vetëm që Hitleri i fali jetën
















TE FUNDIT

(VIDEO)Rrezikuan banesat, serat e dogjën…/ Pranga për zjarrvënie 4 personave

(VIDEO)Rrezikuan banesat, serat e dogjën…/ Pranga për zjarrvënie 4 personave
13 Gusht, 2025

Vihen në pranga nga policia në qarkun e Beratit, 4 persona për zjarrvënie në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë...

Lexo më shumë

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
13 Gusht, 2025

Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe 23 persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në...

Lexo më shumë

Benjamin Netanyahu: Le t’i lejojmë palestinezët të largohen nga Gaza

Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
13 Gusht, 2025

Ndërsa ushtria përgatitet për një ofensivë më të gjerë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ringjallur idenë e “lejimit” të palestinezëve...

Lexo më shumë

Zjarret/Rama: Dy ditë e net ekstremisht të vështira,flakët kanë qenë të pamëshirshme

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke thënë se dy ditët e fundit kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com